20 tetor 1900/ Shuhet Naim Frashëri, bilbil i gjuhës shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 20 tetor të vitit 1900, ndërron jetë Naim Frashëri poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.

Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869.  Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit. Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze.

Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit. Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.

Lexo edhe :  Ilnisa Agolli tregon se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin

Mbylli sytë më 20 tetor 1900. Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet te para private dhe më tej përgjatë shkollimt në Janinë bënë që, sipas Robert Elsie, Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore. Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte  dhe pesëmbëdhjetë në shqipe.

Të fundit

Tone të ashpra në komisionin e Shëndetësisë, Spahiu akuza ndaj Spahos: Po ofendoni gratë!

Me tone të ashpra ka qenë diskutimi mes anëtarëve të komisionit hetimor për Shëndetësinë. Anëtarja e mazhorancës Klodiana Spahiau ka...

Kthehet në Egjipt statuja e vjedhur e Ramses II

Një statujë 3,400-vjeçare që përshkruan kokën e Ramesses II është kthyer nga Zvicra në Egjipt pasi u vodh dhe u kontrabandua jashtë vendit më...

Bllokohen më shumë se 100 balena në Australi, ekspertët thonë se mund të eutanizohen

Ekspertët po nxitojnë për të shpëtuar rreth 140 balena që u bllokuan në ujërat e cekëta të një grykëderdhjeje në shtetin jugor australian të...

Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën...

Pensionet në rrezik? Ekspertët ngrenë alarmin: Për një pensionist sot kontribuon vetëm…

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në vitin 2015, për të mbuluar...

Lajme të tjera

Web TV