Facebook do të paguajë miliona dollarë gjobë për diskriminim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Facebook arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, të cilat e akuzuan se kishte rezervuar në mënyrë të paligjshme, vende pune për emigrantët të cilët po sponsorizonte për të marrë kartonin e gjelbër, duke penalizuar në këtë mënyrë forcë e punës amerikane. Marrëveshja parashikon pagesën e 14.3 milion dollarëve, nga të cilat 4.75 milion do i jepen qeverisë amerikane dhe 9.5 milion viktimave të supozuara të këtij diskriminimi.

Qeveria amerikane këmbëngul se Facebook ka krijuar qëllimisht një sistem punësimi në të cilin i ka mohuar punëtorëve të kualifikuar amerikanë, një mundësi të barabartë që të ishin në dijeni për vendet e punës dhe të aplikonin për punësim. Dhe në rastet që qytetarë amerikanë kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kërkesën për punësim, ato nuk janë marrë në konsideratë për pozicionet që ishin në dispozicion.

Thënë më thjesht, Facebook ka rezervuar vende pune për ata që kishin viza të përkohshme pune. Ky denoncim është kryer nga administrata e ish presidentit Donald Trump. Në qendër të debatit janë viza të tipit H-1B, që përdoren gjerësisht nga programuesit e softuer dhe nga nëpunës të tjerë të shoqërive kryesore teknologjike amerikane, për të punësuar persona me kualifikime specifike, por që vinin nga vende të huaja.

 

 

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV