Gazetari Nano na përball me veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Përball me veten?!… A do të thotë gjë kjo? Disa e kuptojnë sipas tyre: Ose se ‘do ta shikosh ti ça do të të bëj!’, ose ‘shikomë mua dhe bëhu…’. As njëra, as tjetra. Mustafa Nano ka ardhur këto net me një ‘One Man Show’ në  Teatrin e Tiranës. Një gazetar që bëri një gjë më shumë; ose një gjë edhe të diskutueshme. Pse e bën? Në fakt ata që nuk bëjnë asgjë, ‘çoç bëjnë’ dhe ata që s’flasin ‘çoç dinë’, sipas një psikoze masive. Kjo është përballja e parë.

Për 60 minuta Nano na përball me veten; na fton të dëgjojmë ca zëra të frikësuar e strukur si të tijtë, edhe brenda nesh. Kur i dëgjojmë nga Nano, na zgjohen zërat që flenë te ne. Siç ndodhi me mua njëmbëdhjetë vite më parë, kur shkova për herë të parë te Mrizi i Zanave në Fishtë: ‘Ou, këtë laknur e gatuante nëna ime…, edhe bukën e meshës, edhe ftoin e pjekur…’. Një zë i egër në diktaturën komuniste ma kishte mbushur mendjen se ne katolikët në veri ‘nuk kishim kuzhinë’.  Edhe Mustafai kishte dashur ta hiqte emrin e tij, tha në skenë.

Të gjithë e duam a nuk e duam një gjë; kjo është kokë për kokë, personale- këtë po e them unë, dhe sado pak edhe Mustafai.

Por njeriu duhet t’ia thotë të gjitha vetes. Mund të ndodhemi para digave e të mbytemi nëse nuk pranojmë. Këtë po përpiqej të tregonte Mustafai gjatë show-t të tij. Ne nuk e dimë çfarë mund të na ndodhë, por atij tjetrit i ndodh që bëhet president dhe me këtë rast shkatërron gjithë vendin. Mund të thotë budallallëqe e të shpallet hero. Mund të vrasë fëmijën e vet. Mund të mendojë se biri i ‘mbretit’ mund të vërë botën nën këmbë, dhe iku në ferr. Gjykatëses mund t’i ndodhë që të dashurohet me kriminelin klient, apo e kundërta.

Çfarë ka ndodhur, jashtë show-t në Teatër:

Një gjykatëse në Francë, gjykatëse e njohur si ‘e hekurt’ me ligjin, i ka ndodhur pikërisht kështu: Ajo mbeti shtatzënë me klientin e saj kriminel. Por nuk e dinte! Kur e mori vesh, ndodhi një tjetër gjë. Ashtu ishin rrethanat…, nata e vitit të ri, e dehur, teksa kalonte në rrugën ku rrinin ata. Kur e mori vesh, atëherë gjyqtarja ‘përmbysi Parisin’ që të gjente të vërtetën e mitrës së saj deri në detaje. Ditën që e propozuan për në Gjykatën e Lartë, atë çast ajo deklaroi lidhjen me vrasësin. (Vrasësi ishte aq i tmerrshëm sa viktimës i nxirrte sytë dhe ia hante të gjallë). Trupa gjyqësore nuk mundi ta besonte!, por ajo u tha se ‘kam argument’ për lidhjen…, dhe zbuloi barkun e rrumbullakosur: ‘Ja ku është!’. Gjykatësit janë njerëz si gjithë te tjerët.

Anyway. Mesazhi që mora nga show i Nanos, ky ishte: Ne jemi qenie njerëzore dhe duhet të mbrohemi nga vetja. Unë nga vetja ime, po them një gjë: Qenia njerëzore është e papërgjegjshme dhe duhet mbrojtur nga vetja e vet. Gjithë këta njerëz që kemi rrotull, nëpër zyra dhe poste; dhe që na grabisin çfarë gjejnë: kohën, ujin, qetësinë, financat.., këta dalin e mbrojnë veten kundër nesh. Dalin edhe në mediat tona, në foltore, në Kuvend, në presidencë…, kudo munden. Jo pse na ndjejnë si armiq, por sepse janë ata që janë.

Tjetri vret vajzën e tij 20 vjeç dhe thotë se është ‘në rregull’. Mustafai solli rastin e dy baballarëve që vranë vajzat në Kanada; të dy ishin shqiptar, të dy i vranë vajzat ‘për nder’. A kishin të drejtë të ‘ishin krenarë’ këta baballarë?- pyeti autori. ‘Po, sepse ata ashtu janë, aty e kanë krenarinë’. Edhe krimineli që la shtatzënë gjykatësen, një ditë i kërkoi: ‘Vrite atë fëmijë… Një i dobët ose një idiot do të jetë! Bota është plot me të tillë!’.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Elton Ilirjanit: Si i tregova babait në '91-shin se pëlqeja një djalë

Po ne të tjerët të përballur, çfarë jemi?

Këtu nis dyshimi. Kush nuk dyshon, nuk mëson asgjë. Dyshimi është prindi i diturisë, sipas një filozofit të përmendur prej Nanos. Por ne kemi mijëra gjëra që nuk i dyshojmë. Nuk vëmë pika dyshimi nëse është më mirë të besojmë apo të mos besojmë se ka zot?; të besojmë se më mirë mysliman apo i krishterë?; të besojmë te Bibla apo Kurani?; se seksi është dobësia dhe forca e secili?; të besojmë gomarin apo mjetet e hirit të Perëndisë që gomari mbart për në kishë.

Çfarë të besojmë pa e dyshuar; të besojmë se jemi evropianë?

Nuk jemi evropianë- citoj Nanon në show

Pse? Arsyeja e parë  pse nuk dyshojmë e nuk bëjmë pyetje

Njësoj si me gjykatësin, veprojmë edhe me lidershipin. A na thanë ata: ‘fusni kursimet në piramida, se do të bëheni të pasur?. Po. Aty vumë gjithçka, por të pasur u bënë ata? A na thanë se ‘ua sollëm demokracinë!’, por a ishte demokracia? Jo. Nuk bëmë asnjë pyetje tjetër. Të gjithë drejtorët e RTSH thonë se kanë kryer reforma të thella, por aty ka veç një humnerë vjedhjesh prej 600 mijë euro- të paktën. Kush pyet? A po bëhet lufta e vaksinës? Ka shumë njerëz që po dyshojnë; disa prej tyre mund ta paguajnë keq, por po dyshojnë. A dhunohen gratë, dhe prapë shumë syresh nuk pyesin më shumë.

Ja, po ua them unë:

Një grua ishte gati të besonte se syrin e majtë ia kishte bërë zi si shpretkë lavamani dhe sapuni. Këtë e deklaroi avokati i burrit të saj në gjyq. Tha se gruaja rrëshqiti mbi sapun dhe ra me sy mbi lavaman. Gjykatësi heshti në një moment dhe pas pak lëshoi zë të sigurt: ‘Po, duhet të dëgjojmë dëshminë e sapunit dhe të lavamanit’. Kështu u bë. Gruaja e nxirë në sy, pas ca ditësh hodhi në gjyq lavamanin dhe sapunin.

Ne të gjithë jemi në duar të të fortëve. I fortë është edhe ai që të troket natën në derë e të kërcënon: ‘Më jep lekët e ashensorit, ose ta hoqa çipin!’. Edhe ai që i bie burisë në ora tre të mëngjesit se ‘ka lënë me një shok në katin 11’. Edhe shqiptari me tatuazh që i hidhte shishe birre të huajit që pastronte oborrin e kafes në Mëzez- dëshmi që e solli Mustafai.

Unë: E ku do të dëshmosh, i dashur Nano?

Do të dëshmosh te kompetenti, s’ke rrugë tjetër. ‘Kompetenti jam unë!’,- i tha krimineli gjykatësit në sallën e gjyqit.

Ne kemi ardhur deri këtu duke menduar se nuk gabojmë ne, por sidomos sistemi nuk gabon. Në fakt gabojnë të dy palët; por sistemi gabon sigurisht. Nuk e ndoqëm atë gjykatësen parisiene në fatin e saj… Unë mendoj se po ta kishin vëzhguar gjykatësen ‘e çeliktë’ të Parisit, ajo me siguri, një ditë do të ketë dëshmuar në favor të kriminelit që e la shtatzënë. Do të ketë gjetur ndonjë gjë për ta mbrojtur, se ajo ishte grua inteligjente. Po, se nuk ka ndryshe, krimineli është babai i fëmijës së saj…

Ky është një botim ekskluziv i Gazetës Fjala. Ndalohet rreptësisht ripublikimi i tij pa e cituar burimin, në të kundërt ndërmerren masa ligjore. ®

Të fundit

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Lajme të tjera

Web TV