Hetohet gabim vdekja e rusëve, kthehen provat e prokurorisë: Nuk janë marrë sipas ligjit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pesë ditë nga vdekja e mistershme e katër turistëve rus, institucionet shqiptare jo vetëm s’kanë mundur të gjejnë shkakun e vdekjes apo vrasjes siçc prokuroria ka nisur hetimet, por kanë filluar përplasjet mes tyre.

Shefi departamentit të ujit dhe mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati në një komunikim për Report Tv deklaroi se ISHP ka kthyer pas provat materiale të marra në ujin e pishinës dimërore dhe klorin e përdorur në të.

Luzati sqaroi se provat e marra nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ishin në formën e kërkuar nga ligji. Sipas tij, tashmë mostra e ujit dhe klorit janë marrë ditën e sotme nga përfaqësues të ISHP-së.

Këto prova të marra sot, me 5 ditë vonesë, hedhin ende dyshime se kjo vrasje e pretenduar nga Prokuroria e Kavajës është bërë në një formë perfekte duke humbur çdo gjurmë.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës e kontaktuar nga Report TV tha se trupat e katër viktimave do të qëndrojë në morg deri sa të ketë një përgjigje nga mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes.

Kur kanë kaluar një javë nga ngjarja tragjike dhe gjetja e pajetë e pjesëtarëve të familjes Burenkov dhe dhëndrit të tyre, hetimet janë ende në pikën 0.

Pasi provat si uji apo klori do të mund të nxjerrin nëse ka apo jo lëndë helmuese në to dhe në çfarë gjendje apo përqindje mund të ketë qenë një lëndë helmuese mbrëmjen e 15 tetorit ku familja ruse u akomodua në zonën e relaksit.

Burimi: Top Channel


Të fundit

Hetohet gabim vdekja e rusëve, kthehen provat e prokurorisë: Nuk janë marrë sipas ligjit

Pesë ditë nga vdekja e mistershme e katër turistëve rus, institucionet shqiptare jo vetëm s'kanë mundur të gjejnë shkakun...

Menaxheri dhe punonjësja vjedhin 3.5 mln lekë nga kompania ku punonin në Tiranë

Menaxheri dhe punonjësja kanë vjedhur kompaninë në shifrën e 3.5 mln lekëve. "Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i...

Në kërkim si pjesë e trafikut të drogës, arrestohet 29-vjeçari nga Lezha

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë...

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një person për trafikim të paligjshëm emigrantësh. Sipas uniformave blu është prangosur F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë,...

Kriza energjetike, Manastirliu: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e kategorive në nevojë nga shtrenjtimi...

Lajme të tjera

Web TV