Kriza energjetike, Manastirliu: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e kategorive në nevojë nga shtrenjtimi i energjisë, por pa specifikuar se çfarë do të bëhet konktretisht.

“Sot qeveria ka miratuar një akt të rëndësishëm që lidhet me krijimin një mekanizmi që do të ndihmojë në përditësimin e të gjithë të dhënave që vijnë nga mbrojtjet sociale. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë kategoritë e riskuara nga vështirësitë ekonomike dhe sociale. Siç kemi bërë deri më sot ne jemi të vendosur që të ndihmojmë të gjithë grupet në nevojë. Siç ju e dini vështirësitë që ne kemi kaluar, kriza e tërmetit dhe pandemia, i kemi ndihmuar këto grupe përmes suportit të mundshëm financiar duke vendosur të gjithë elementët e nevojshëm financiarë që asnjë nga këto grupe të mos jetë i rriskuar. Do të vijojë mbrojtja sociale për mbulimin energjitik për të gjithë personat në nevojë. Ne jemi duke përgatitur një plan gjithëpërfshirës për forcimin e grupeve sociale, ku duke rritur nevojën sociale për këto grupe. Në këtë plan që tashmë po finalizohet kemi vendosur që të krijojmë politika të reja të shenjëstruara për grupet në nevojë dhe kategoritë përfituese. Ne do të fokusojmë vëmendjen tonë jo vetëm në forcimin e skemave financiare por për çdo transparencë. Programet elektronike ofrojnë më shumë transparencë. Këto programe do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të pasur sa më shumë mburojë për familjet në nevojë”- tha Manastirliu.


Të fundit

Kriza energjetike, Manastirliu: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e...

Opozitari rus Alexei Navalny fiton çmimin më të lartë në BE për të drejtat e njeriut

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny është vlerësuar me Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit, çmimi më i lartë i Bashkimit Evropian...

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Yuri Kim: Duhet të fillojnë pa vonesë negociatat me Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se procesi i negociatave...

Ndotja atmosferike/ Bota po financon makineri gjigante të thithjes së karbonit

Luginat që rrethojnë vullkanin Hengill në Islandën jugperëndimore janë të rrethuara gjithashtu nga burime të nxehta. Alpinistët nga e gjithë bota vijnë këtu për...

SHBA dhe BE me deklaratë të përbashkët: Të nisin pa vonesa negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

SHBA dhe Bashkimi Europian kanë një apel për Këshillin Europian: Të hapen pa asnjë vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e...

Lajme të tjera

Web TV