Në kërkim si pjesë e trafikut të drogës, arrestohet 29-vjeçari nga Lezha

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. C., banues në Spiten të Lezhës.

Dyshohet se i riu në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.


Të fundit

Në kërkim si pjesë e trafikut të drogës, arrestohet 29-vjeçari nga Lezha

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”....

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një person për trafikim të paligjshëm emigrantësh. Sipas uniformave blu është prangosur F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë,...

Kriza energjetike, Manastirliu: Do të mbrojmë shtresat në nevojë

Vendimi tjetër i qeverisë i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka të bëjë me mbrojtjen e kategorive në nevojë nga shtrenjtimi...

Opozitari rus Alexei Navalny fiton çmimin më të lartë në BE për të drejtat e njeriut

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny është vlerësuar me Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit, çmimi më i lartë i Bashkimit Evropian...

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Yuri Kim: Duhet të fillojnë pa vonesë negociatat me Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson se procesi i negociatave...

Lajme të tjera

Web TV