test

Nikolla takon homologun grek : Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas.

Tassoulas, shprehu kënaqësinë që pret në Parlamentin e Greqisë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe e uroi Nikollën për zgjedhjen si kryeparlamentare. Tassoulas shprehu vullnetin e Greqisë për të forcuar e zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe gadishmërinë e Parlamentit të Greqisë për të nxitur e mbështetur bashkëpunimin  e gjithanshëm midis të dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi homologun e saj për bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe të dy parlamenteve.

“Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme,  partnere e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona është strategjik dhe ne jemi të vendosur që ai të vazhdojë të forcohet në frymën e fqinjësisë së mirë, në të mirë të interesave tona të përbashkëta, partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës së përbashkët evropiane. Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e madhe, të qartë dhe të vendosur të procesit të integrimit evropian, çeljes së negociatave dhe jemi  të bindur se këtë mbështetje  e kemi edhe për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare gjatë Presidencës sllovene, brenda dhjetorit 2021. Vendet tona i lidhin edhe dy ura të fuqishme miqësie: minoriteti grek në Shqipëri, i cili gëzon të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve dhe që prej tridhjetë vjetësh kontribuojnë për familjet e tyre, për  ekonomitë dhe sistemet e mirëqenies së të dy vendeve.”, theksoi znj. Nikolla.

 

 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Tassoulas edhe për ndihmën e Greqisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për dhurimin e mbi 120 mijë dozave të vaksinave, duke ndihmuar për përballimin dhe daljen nga pandemia e Covid-19.

Të fundit

Këngëtari shqiptar jep lajmin e bukur, bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë...

Bimët mjekësore, eksporte të sigurta drejt tregjeve elitare të BE-së

Bimët medicinale dhe aromatike janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Malësinë e Madhe, duke punësuar qindra burra dhe gra në mbjelljen, grumbullimin...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, 9 viktima dhe 17 të zhdukur

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të shirave të dendur në Kinë, njoftoi media shtetërore...

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese deri tani

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, rreth 18 mijë aplikime janë shpallur fituese pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa procesi vijon...

4 arsyet psikologjike pse gocat qajnë kur kanë ditëlindjen

Me siguri që edhe ju i keni parë videot e ditëlindjeve që qarkullojnë në platformat Reddit apo TikTok, ku shumica e gocave shfaqen duke...

Lajme të tjera

Web TV