Pasi sistemuan trupin e pajetë të Jan Prengës, rrëmbyesit të shkujdesur heqin maskat dhe ndërrojnë rrobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera momente tronditëse publikohen sot për herë të parë në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar të 2020-ës në Kamëz.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka siguruar video ekskluzive nga momenti kur rrëmbyesit e 49-vjeçarit, babait të 3 fëmijëve, mundohen të fshehin çdo gjurmë që i lidh ata me ngjarjen e rëndë.

Në pamjet e siguruara nga brenda ambienteve të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’ me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak, shihet se si 4 autorët, tashmë të shkujdesur plotësisht, pasi kanë sistemuar trupin e Jan Prengës, shfaqen në garazh të pamaskuar.
Në këtë moment siç po e shikoni edhe në video, një nga personat që shfaqet vazhdimisht është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit.

Është ky personi që kujdeset për gjithçka. Qoftë duke i sjellë rrobat për ndërrim rrëmbyesve, por duke siguruar më tej edhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të tij.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV