Ambasada e Francës dhuron pajisje për Policinë e Shtetit, Nano: Do godasim krimin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasada Franceze dhuron pajisje operacionale për Policinë e Shtetit. Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, donacionin me pajisje operacionale për punonjësit e Policisë së Shtetit.

I pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishte edhe zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili e ka falënderuar ambasadoren franceze dhe është shprehur se çdo donacion i dhuruar është shprehje e besimit të shtuar për Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano: “Mirënjohje për këtë ndihmë të vlefshme për strukturat operacionale në Policinë e Shtetit dhe për trajnimin e kryer. Ju siguroj se këto pajisje do të përdoren me profesionalizëm për të parandaluar dhe goditur krimin. Faleminderit për mbështetjen e deritanishme, me bindjen se edhe në të ardhmen do të kemi akoma më shumë bashkëpunim dhe mbështetje nga ambasada dhe Policia franceze. Përfitoj nga rasti që të falënderoj jo vetëm kolegët në sallë, por të gjithë ata që punojnë me përkushtim në terren dhe përballen përditë me rrezikun dhe vështirësitë, duke i siguruar se kanë mbështetjen time të palëkundur për të qëndruar në krah të atyre që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin”.

Ambasadorja Barsacq e ka uruar Drejtorin e Përgjithshëm për detyrën e re dhe konfirmoi zotimin dhe angazhimin për mbështetje për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve teknike dhe logjistike të Policisë së Shtetit.


Të fundit

A do të bashkëpunonte BE me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Ja si përgjigjet Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë, ku ka lënë të hapur...

Ambasada e Francës dhuron pajisje për Policinë e Shtetit, Nano: Do godasim krimin

Ambasada Franceze dhuron pajisje operacionale për Policinë e Shtetit. Gjatë paradites së sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ambasadorja...

Soreca për propozimet e PD: Kjo është demokracia

Ambasadori i BE, Luiggi Soreca në një deklaratë për mediat nga Korça ka komentuar 3 propozimet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend. Sipas...

Reciprociteti i targave/ Mbahet sot në Bruksel takimi i parë i grupit punues Kosovë-Serbi

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi...

“Babai me të shkuar kriminale?”, dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten Elda Hoti

Deputetja e PD për qarkun e Lezhës Elda Hoti, rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mësohet se në Komisionin Qëndror...

Lajme të tjera

Web TV