Arrestimi i 5 policëve gjatë operacionit të SPAK në Lezhë, SHÇBA jep detaje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për operacioni anti-drogë që u zhvillua nga SPAK në qarkun e Lezhës, ditën e djeshme, ku janë të përfshirë edhe pesë efektivë policie.

Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.

SHÇBA bën me dije se policët janë të komisariatit të Pukës. Bëhet fjalë për Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini, për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

SHÇBA njofton po ashtu se është shpallur në kërkim K. B., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë.

Pesë efektivët akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në zonat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Inspektor Z. M., 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor A. N., 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor F. A., 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor P. F., 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzekutua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpallja në kërkim kombëtar për:

Lexo edhe :  Vdekja misterioze e 4 turistëve në Qerret, zbardhet dëshmia e punonjësit të pishinës: 4 rusët më kërkuan...

N/Komisar K. B., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


Të fundit

Arrestimi i 5 policëve gjatë operacionit të SPAK në Lezhë, SHÇBA jep detaje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për operacioni anti-drogë që u zhvillua nga SPAK në...

“Kam pirë qetësues”, Fifi zbulon detaje nga lidhja e fundit

Fifi së fundi ka diskutuar me Donaldin në praninë e Granitit, ku dhe ka treguar se marrëdhënia e saj e fundit e dashurisë e...

Vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës/ Pezullohen hetimet 1 vit për Talo Çelën e Nuredin Dumanin! SPAK: Gjejini ku fshihen

Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për Altin Ndocin, Klevis Allën, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën të përfshirë në vrasjen...

Enver Hoxha në vitin 1983: Janë të paturpshëm fare këta grekët!

Detajet e mëposhtme janë nga procesverbali i mbledhjes se sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, të datës 16 dhjetor 1983....

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-i në Durrës/ Në pranga 4 persona, mes tyre 2 doganier

Një sasi medikamentesh dhe testesh të shpejta për koronavirusin u sekuestruan këtë të enjte në Durrës. Në operacionin policor të koduar “Porosia”, efektivët kanë ndaluar...

Lajme të tjera

Web TV