Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Autorja që u shua në moshën 82-vjeçare, prej disa vitesh jetonte në Belgjikë.

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Debutimin e saj në kinematografi e bëri në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid.


Të fundit

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e...

Hetimi i 25 Prillit sjell “surpriza”, PD në krye për vjedhjen e votave

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka...

E rrallë: 70-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, bëhet nënë për herë të parë

Një grua në Indinë perëndimore ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare përmes Fekondimit In Vitro (IVF). Doktori i cili ka ndjekur...

Nisma e PD për vetting në politikë, Manjani: S*ksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se nga...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda. Covid-19 me variantet e reja të...

Lajme të tjera

Web TV