Katër amendamentet kushtetuese, Rama dhe Basha sinjale bashkëpunimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh dje se Partia Socialiste do i shqyrtojë me kujdes të trija amendamentet e opozitës që kanë të bëjnë me; vetingun e politikanëve; reformën territorial dhe reformën zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama në takimin që pati me ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca u tregua i kujdesshëm të mos japë qëndrimet e tij për sa i takon propozimeve të PD për ndryshimet kushtetuese, e cila tashmë zyrtarisht i ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Rama tha se mazhoranca është shumë seroze për të bashkëpunuar me opozitën për ndryshimet që kërkohen. Rama saktësoi para diplomatit të BE-së se është shumë e rëndësishme të ketë një bashkëjetësë mes PS dhe PD, sidomos nga mënyra se bien dakord. Kur u pyet për vetingun e politikanëve, Rama u tregua shumë i kujdesshëm në atë çfarë tha.“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime. Kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni të mos jap opinione para se t’i japim dialogut një shans real. Të kemi mundësi t’i ballafaqojmë me palën tjetër, duke patur vullnet të dëgjojmë, e duke kërkuar të dëgjohemi. Cilësia e një bashkëjetese, nuk përcakohet nga sa shpesh bie dakord po nga mënyra se si biem dakord. Tjetër është të mos biesh dakort duke ushqyer me bonsens e frymë kontruktive ndërveprimin, tjetër të mos biesh dakort duke u kapur për flokësh”, tha kreu i qeverisë. Ai tha se do i jap shans dialogut mes palëve duke u dëgjuar e degjuar. “Dëshiroj që ne ti japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë 3 propozime mund të bëjë edhe më shumë është në të drejtën e vet ne kemi detyrën ti japim mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi pa dhnë parprakisht opinione përfundimtare se nuk do ishte etike në raport me respektin ndaj këtij procesi që në raport me mishërimin politik nga ana jonë që jemi gati. Jemi gati t’i diskutjmë me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vet e nuk dëgjon çfarë thotë tjetri”, tha Rama.

Reforma territoriale

Bazuar edhe në deklaratat e Kryeministrit Rama, bërë dy ditë më parë, propozimi i demokratëve për të shtuar numrin e njësive administrative të zgjedhura nga populli, duke rikthyer komunat për disa zona specifike, nuk do të marrë mbështetjen e socialistëve. Nga ana e tyre socialistët, si kryetari Edi Rama, ashtu dhe kreu i Grupit Parlamentar Balla apo sekretari i Përgjithshëm, Gjiknuri janë shprehur të hapur dhe të gatshëm për çdo bashkëpunim me partinë demokratike për të gjetur të gjitha hapësirat e mundshme për bashkëpunim. Megjithatë, palët duket se kanë nisur shahun e tyre, duke studiuar qëndrimet e kundërshtarit dhe pa dashur që ta prishin klimën që ua kanë imponuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Patronazhistët, Rama: Jam krenar për ta, çdo parti e ka një infrastrukturë të tillë

Kryeministri Rama përsëriti qëndrimin se është krenar për patronazhistët e Partisë Socialiste, të cilët përmenden si një çështje që duhet të hetohet në progres-raportin e Komisionit Europian. Sipas kreut të qeverisë, një infrastrukturë të tillë e ka çdo parti europiane dhe shtoi se fitorja e mandatit të tretë i dedikohet veçanërisht punës së patronazhistëve. “Që nga SHBA-ja, në Britani, në Europën Perëndimore dhe atë Lindore, nuk ka parti pa patronazhistë. Mund të kenë emra të ndryshëm, por patronazhimi është infrastruktura e një partie për të fituar zgjedhje. Dhe unë jo jam krenar për patronazhistët, por jam edhe më krenar. Pa ta, ne nuk do të ishim një makineri e pathyeshme, por do të ishim një foltore. Raporti flet për pretendime që po hetohen. Dhe natyrisht të hetohen deri në fund. Këtu nuk ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale. Karta jonë e identiteti është një targë me një numër që nuk ka brenda asgjë, nga të dhënat sensitive. Targat kanë qenë në internet prej vitesh. Së treti, ato nuk duhen në punën e patronazhistëve. Jam krenar për patronazhistët”, tha Rama.

Agjencia për Media dhe Informim, Rama- gazetarëve: Ju jap fjalën që do shkrihet nëse më sillni një arsye

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim para gazetarëve edhe në lidhje me Agjensinë që do të krijojë Qeveria për Median dhe Informimin. Ai tha se gazetarët nuk duhet të shqetësohen për mungesë transparence, pasi kjo agjensi, sipas tij, synon pikërisht këtë. “Megjithatë jam i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, e të ulemi e si të dëshironi ju me kamerat tuaja pa kamerat tuaja me magnetofon, të flasim ju të pyesni ne tu japim llogari e në fund të kuptoni që kjo agjenci është e kundërta e asaj që thoni ju, komplet e kundërta, është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju. Për të garantuar që nëse ju hasni një problem me një institucin dhe pengoheni të merrni informacion zyrtar ju ti drejtoheni këtij mekanizmi e të thoni po na pengon institucion filan e ky mekanizëm të vihet në dispozicin për ju”, tha Rama. Kreu i qeverisë i ka cilësuar keqkuptime mënyrën e perceprimit të kësaj agjensie. “Për të tjerat jam i gatshëm kur të doni kë të doni unë do vij pranë jush e do jap llogari se keni një keqkutim kaq të madh sa është për të ardhur keq. Përpara se të flisni shqip me qeverinë tuaj mbushni botën me alarme false për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzisotojnë. Ju jap fjalën që nëse ju nga dialogu që do kemi do të arrini në përfundmin që kjo agjenci duhet hequr, unë do e heq, ju jap fjalën do e heq, por mbasi të sillni një fakt një provë një aryse që bën sens agjencia do shkrihet, ama në të kundërt ju mund të bëni ca të doni, por ju duhet tu shkruani gjithë këtyre njerëzve që i keni alarmuar që na falni por ishte alarm fals”, tha Rama.

Soreca: Palët të ulen në tryezë, ne asistojmë

Diskutimet politike të sugjeruara nga progres-raporti, morën edhe mbështetjen e ambasadorit Soreca. “Kuvendi është foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu e negociatat duhet të ndodhin. Inkurajojmë palët të ulen në tryezë dhe nëse do të na kërkohet për asistencë do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në spektrin politk si gjithmonë”.

Lexo edhe :  Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Basha e nis me amendamentet në Parlament dhe i tregon “forcën” Berishës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpjeguar thelbin e tre amendamenteve që PD ka paraqitur në Parlament për ndryshimet kushtetuese. Beteja për të zhbërë ligjin elektoral dhe tentativa e Bashës për ta konsideruar “inferior” Berishën.

Partia Demokratike dje dorëzoi në Kuvend draftin me andamente për ndryshimet kushtetuese. Këtë lajm e bëri të ditur vet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Basha sqaroi këto amendamente, duke u shprehur se së pari kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe zhbërjen e ndryshimeve të 30 korrikut, që sipas kryedemokratit, u kaluan pa vullnetin e opozitës. Më tej, Basha theksoi se amendamentet kanë të bëjnë “me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët”, si dhe me vettingun e politikanëve.

Amendimi për reformën zgjedhore

Kreu i Opozitës Lulzim Basha është ndalur tek Reforma Zgjedhore. Sipas tij, opozita ka dërguar në Kuvend amendimin për këtë çështje. “Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza, produkt i keqqeverisjes. Ashtu siç ju kam informuar, këto tre çështje kryesore në amendamentet tona kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, edhe patronazhistët të cilët i pretë belaja, bashkë me kreun e tyre; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina. Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë”, tha Basha.

Reforma Territoriale

Kreu i PD-së është ndalur në amendametin që ka të bëjë me ndryshimet territorial, që sipas tij shumë fshatra nuk marrin dot shërbimet e nevojshme.  “Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve”, tha Basha. Ai ka sqaruar se ndarja do të bëhet në bashki urbane dhe rurale.  “Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve”, tha shefi i opozitës.

Vetting i politikanëve

Një tejtër ndryshim që kërkon opozita është edhe vetting I politikanëve. “Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor. Një nga pyetjet që nuk i jemi përgjigjur dot në 2018, se kush do e bëjë vetingun e politikanëve. Përgjigjja jonë eshtë sot e definuar në propozimin kushtetues, ia kalon këtë detyrë një institucioni të ngritur tashmë, funksionimi i të cilit është ende në provë, dhe kjo është SPAK në tërësinë e saj”, tha Basha. Ai nënvizoi se politikanët janë fasha e atyre njerëzve të cilët I shpëtojnë pandëshkueshmërisë.  “Çfarë do kontrollohet? Siç e kemi thënë prej fillimit, pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë është një ndër problemet pse nuk ecet para. Vëmendja kryesore është shkëputja e politikës me krimin. Procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive ka qënë në kritikë të vazhdueshme dhe numri e niveli i subjekteve që kanë provuar forcën e ligjit është shumë modest. Kemi fakte konkrete që i kemi denoncuar, media i ka publikuar, kemi edhe akuza në të dyja drejtimet”, tha Basha, duke shtuar se llumi i korrupsionit është në politikë, duke vjedhur paratë e pronat publike të qytetarëve. “Pra, akuzat e paprovuara shërbejnë për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës duke vjedhur paratë e pronat publike të shqiptarëve. Ky është momenti që siç thotë populli të ndahet shapi nga sheqeri. SPAK të marr këta politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit rutinë të kontrollit të familjarëve të tyre, apo të tretëve që menaxhojnë pasuri të paligjshme të politikanëve”, tha Basha. I pyetur nëse ka dyshime nëse mazhoranca do t’i pranojë apo jo amendamentet, Basha u shpreh i gatshëm për të dialoguar me qeverinë, por gjithçka të bëhet para shqiptarëve. “Ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese dhe nuk shkojmë atje me çarkun e pushkës për t’i thënë firmoseni tani. Nëse kanë diçka për të shtuar le ta shtojnë, nëse kanë pyetje le të pyesin. Ama këtë duhet ta bëjmë në sytë e shqiptarëve. Për diçka që e forcon vettingun në politikë ne parim jemi gati, për diçka që e pengon jemi kundër”, u shpreh Basha. I pyetur nga gazetarët se pse nuk del të përballet me anëtarët e PD, siç po bën ish-kryeministri Berisha, Basha deklaroi se ai ka dalë më shumë se çdo kryetar tjetër i PD në këto 30 vite dhe nuk e ka aspak problem të dalë sërish. “Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këtë 30 vite e do dal përsëri. Unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë, se e di që ajo është një garë e lehtë për mua. Nuk dua ta vendos z. Berisha në një pozitë inferioriteti. Situata dihet fare mirë. Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të SHBA. Interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një PD të fortë, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Bashës, edhe as të Berishës. Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur e do vazhdoj të vetëpërmbahem, me besimin se siç jam i qartë unë e demokratët, janë të qartë edhe shqiptarët. Inatçorëve iu them se rruga pa krye ku janë futur dhe abuzimit që i bëjnë do iu vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto tetë vite, politik sigurisht”, u shpreh Basha.

 

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV