Sekuestrohen ilaçe kontrabandë dhe teste Covid-i në Durrës/ Në pranga 4 persona, mes tyre 2 doganier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi medikamentesh dhe testesh të shpejta për koronavirusin u sekuestruan këtë të enjte në Durrës.

Në operacionin policor të koduar “Porosia”, efektivët kanë ndaluar në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues 35-vjeçarin me iniciale G. K. dhe pronar 57-vjeçarin me iniciale B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, njofton policia.

Të dy shtetasit nga Kosova jetojnë në Londër dhe nuk dihet se ku po i dërgonin barnat.

Hetimet kanë zbuluar dhe dy doganierë, si të përfshirë në kontrabandën e këtyre produkteve. 58-vjeçari me iniciale A.T. dhe 52-vjeçari me iniciale E. Sh., 52 vjeç dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Katër të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Të fundit

Me karrocë dhe plagë në kokë, Dea Mishel publikon videon pas operacionit

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në...

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit/ “Më ka sulmuar”

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta e ka sulmuar si politikane. Më tej ka sulmuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV