Ambasadori i BE, Luiggi Soreca në një deklaratë për mediat nga Korça ka komentuar 3 propozimet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend.
Sipas tij këto propozime të opozitës tregojnë se çfarë është demokracia.
“Propozimet e PD në Kuvend tregojnë se kjo është demokraci. Kemi bashkëpunuar me PD kur ishte jashtë Kuvendit. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike. Liria e medias është kyçe për BE.”, tha Soreca.