Çuçi: Rriten pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

“Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, që do ta çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha ai.

Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.

“Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve, barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave” tha ai.


Të fundit

Çuçi: Rriten pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për...

VKM/ Rriten pagat dhe ndihma ekonomike, ja kush përfiton

Do të rritet me 10% ndihma ekonomike. Ndihmë dyfish për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç edhe për fëmijët jetimë "Pas një periudhe te...

Putin reagon ashpër: Perëndimi u mëson fëmijëve të ndryshojnë gjini

Vladimir Putin ka sulmuar ashpër vendet perëndimore, duke thënë se janë shumë pranë kryerjes së krimeve kundër njerëzimit, duke u mësuar fëmijëve që nuk...

Vajza maskohet si fantazmë për shaka, fqinji trembet dhe e vret

Një vajzë meksikane është vrarë për shkak të një shakaje. Viktima po shëtiste në rrugë e maskuar si nja fantazmë, kur u qëllua me...

Lajmi i fundit/MSH: 594 qytetarë të infektuar dhe 8 humbje jete nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18...

Lajme të tjera

Web TV