“Ekonomia do të rritet me 4%”/ Ibrahimaj: Fond i veçantë për bonuset e pensionistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave Delina Ilbrahimaj ka bërë një pasqyrë të buxhetit të viti 2022 të prezantuar sot nga kabineti i ministrave pas mbledhjes së qeverisë. Ajo tha se do të rriten shpenzimet e qeverisë në çdo fushë të ekonomisë. Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë janë disa nga kryefjalët e projekt buxhetit.

Më tej ajo bëri me dije se nga viti i ardhshëm do të ketë një fond të caktuar në buxhet për  bonusin e pensionistëve ndërkohë që njoftoi edhe rritjen e pensioneve për përballimin e rritjes së çmimeve.

“Sot qeveria miratoi dy projektligje që janë në mbështetje të reformave strukturore të qeverisë. Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti është rritur me një normë më të madhe se rajoni. Në 3 mujorin e parë u rrit me 5.5% dhe në 3 mujorin e dytë me 18%.

Rritja që patën në 3 mujorin e dytë ishte e shpërndarë në të gjitha sektorët.

 

 

Do të rriten shpenzimet qeveritare në të gjitha fushat. Të gjitha rritjet do të përcillen me një rritje ekonomike me 4%. Projekt buxheti ka disa kryefjala: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Parashikohet rritje e pensioneve duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave por një rritje natyrale të tyre”- tha ajo.

 

Të fundit

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Sara shtatzënë/ Reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Papunësia afatgjatë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2017

Papunësia afatgjatë te të rinjtë, shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV