Krifca: Investimi do të shkojë direkt tek fermerët, eksportet janë rritur me 14%

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca bëri me dije buxheti i vitit 2022 do të mbështesë direk fermerin shqiptar. Objektiv për vitin e ardhshëm është edhe rritja e eksporteve. Po ashtu do të investohet edhe në flotën e peshkimit dhe në teknologjinë e sistemit bujqësor dhe në atë të sigurisë ushqimore.

“Do të mbështeten fermerët, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve për një zotim që kemi mbajtur. Eksportet janë rritur me 14%. Do të injektojmë financim aty ku produktiviteti është i madh. Do të investojmë në teknologjinë e institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

Do të mbështesim turizmin rural si një motor zhvillimi. Do të rinovohet flota e peshkatarëve. Investimi do të shkojë direkt tek fermerët. Në javët në vijim do të japim detajet se si do të bëhet ky investim. Do të shtojmë vlerën e produktit në Shqipëri. Investime do të shkojnë edhe për dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat”- tha ajo.


Të fundit

Krifca: Investimi do të shkojë direkt tek fermerët, eksportet janë rritur me 14%

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca bëri me dije buxheti i vitit 2022 do të mbështesë...

Katër të vrarë në Uashington, policia jep detaje

Të paktën 4 persona u vranë me armë zjarri në Tacoma të Washingtonit në SHBA, të enjten pasdite ndërsa autoritetet po kërkojnë të paktën...

“Ekonomia do të rritet me 4%”/ Ibrahimaj: Fond i veçantë për bonuset e pensionistëve

Ministrja e Financave Delina Ilbrahimaj ka bërë një pasqyrë të buxhetit të viti 2022 të prezantuar sot nga kabineti i ministrave pas mbledhjes së...

Rritje pagash për mësuesit/ Kushi: Ja sa do të përfitojnë nga buxheti i 2022-shit

Në një komunikim për media, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se me buxhetin e vitit 2022 do të ketë rritje pagash për mësuesit...

Çuçi: Rriten pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë...

Lajme të tjera

Web TV