Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin, Rama mbledh sot kryetarët e Bashkive

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në kryeministri. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Ramës me kryebashkiakët u zhvillua në korrik, në kohën kur përjashtoi nga PS Fatos Tushen, ish- kryebashkiakun e Lushnjes. Rama paralajmëroi qartë kryebashkiakët se PS nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin, apo nëse do të përfshihen në ngjarje korruptive. Ai i tha atyre që të studiojnë paketën e re ligjore në fushën e prokurimeve publike dhe të mos përzihen me proceset e prokurimit publik.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.


Të fundit

Kërkoi 12 mijë euro nga familjarët e të dënuarit dhe u premtoi ta ekstradonte nga Italia, arrestohet avokati

Në Tiranë është prangosur avokati Lavdosh Shehu. Ai i kërkoi 12.000 euro familjes së një të dënuari duke i...

‘Ke folur në telefon me njërin që ka vrarë’/ Lorenc Vangjeli i kujton Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ja si reagon ai

Debati për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka sjellë një përplasje mes analistit Lorenc Vangjeli dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment...

Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin, Rama mbledh sot kryetarët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth...

Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit/ Margariti: Artistët do të kenë shtëpi të re

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e Çadrës së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit. Ajo bën të ditur se po punohet që...

Ironia e fatit, postimi i aktorit që vrau kineasten bëhet viral: Si duhet të jetë të vrasësh dikë padrejtësisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhirimet e filmit ku aktori i njohur Alec Baldwin ka qëlluar për vdekje kineasten - drejtoreshë e...

Lajme të tjera

Web TV