Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit/ Margariti: Artistët do të kenë shtëpi të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e Çadrës së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit. Ajo bën të ditur se po punohet që artistët të kenë një shtëpi të re. Margariti ka reaguar për këtë çështje në ‘Instagram’ duke u shprehur se do u gjendet pranë artistëve deri në gjetjen e zgjidhjes për vijim e aktivitetit artistik.

Margariti thotë si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri”, sipas saj.

Margariti thekson se jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punohet për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Kujtojmë se përmbarimi ka shembur çadrën e Cirkut Kombëtar në Tiranë dy ditë më parë, një nga ndërtesat historike në vend, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite.

Të fundit

Reagojnë diplomatët/ Akuzat ndaj SPAK, ambasadatat kundër Metës

Ambasadat kryesore të akredituara në Tiranë kanë reaguar dje mbi sulmin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta...

Meta nuk ndalet, fyen dhe kërcënon kreun e SPAK-ut

Kreu i Partisë së Lirisë në ditën e dytë radhazi nuk i ka ndalur fyerjet dhe epitetet ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Ai...

Ndryshimet/ Zbardhen 7 propozimet e Rithemelimit për Kodin Zgjedhor  

Bashkëkryetari në Komisionin për refomën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, prezantoi dje platformën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndër shtatë pikat ishte edhe vota me...

Euro nuk del nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 prill 2024

Sot, më 18 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.6 lekë. Euro sot blihet me 100.8 lekë, ndërsa...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Këtë vit, lulëzimi turistik i Shqipërisë nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që të jetë optimist për ekonominë shqiptare. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV