Putin reagon ashpër: Perëndimi u mëson fëmijëve të ndryshojnë gjini

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin ka sulmuar ashpër vendet perëndimore, duke thënë se janë shumë pranë kryerjes së krimeve kundër njerëzimit, duke u mësuar fëmijëve që nuk ka asnjë problem po të ndryshosh gjini.

“Njerëzit që guxojnë të thonë se burrat dhe gratë ekzistojnë ende si fakt biologjik, thuajse përjashtohen. Pa përmendur se është thjesht monstruoze që fëmijëve sot u mësohet që në moshë të re, që një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë dhe anasjelltas. Kjo thjesht anon drejt krimeve kundër njerëzimit, nën flamurin e progresit”, tha Putin në një takim të zhvilluar në Soçi të enjten në mbrëmje, raportoi “Moscow Times”.

Putin tha se Rusia shërben në këtë moment si një kundërpeshë e kulturës së fshirjes që po ndodh në Perëndim, ku lufta për barazi dhe kundër diskriminimit po kthehet në absurditet. “Këtu në Rusi njerëzit as që duan t’ia dinë se çfarë ngjyre ka lëkura e një personi”, tha Putin.


Të fundit

“Sekretari Pompeo më emëroi në Tiranë”, Kim: Shqipëria model, po kontribuon për botën

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se...

Cila ishte ngjarja më e ngarkuar në histori

Shifrat flasin vetë: masat po mobilizohen më shumë për fenë sesa për politikën. Këtu janë ngjarjet më të ndjekura të dekadave të fundit në...

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ “Kombinati” përplaset me koshin e mbeturinave

Është aksidentuar përsëri një autobus në Tiranë. Bëhet fjalë për urbanin e linjës së Kombinatit i cili është përplasur me një kosh mbeturinash. Mësohet se ngjarja...

E rëndë në Greqi/ 13-vjeçari i jep fund jetës pas sfidave në TikTok

Një 13-vjeçar në Greqi është gjetur i vdekur në dhomën e tij. I mituri është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit,...

Rama konferencë me Mike Pompeo: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri që do të…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili viziton Shqipërinë për herë të parë. Gjatë kësaj konference do të...

Lajme të tjera

Web TV