Veliaj për Sarajet e Toptanëve: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj.

Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Pas vendosjes së  zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze. Kryebashkaiku Veliaj siguroi në atë kohë se pavarësisht tentativave për të djegur këtë pasuri, ajo do të mbrohej dhe për t’u ruajtur si trashëgimi e vendit tonë.


Të fundit

Veliaj për Sarajet e Toptanëve: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës

Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të...

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian (Foto)

Peter Scolari ka ndërruar jetë pas nje beteje dy vjeçare me kancerin. Aktori, që u bë i famshëm së bashku me Tom Hanks në...

Historia që i habiti të gjithë/ Dalin fotot e nëntënjakëve, ja si duken ata

Pesë muaj më parë një 25-vjeçare në Marok, solli në jetë 9 fëmijë njëherësh, duke habitur jo pak opinionin publik. Sot, për herë të parë...

Shqipëria organizon Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Akademia Shqiptare e Forcave të Armatosura (AFA) po organizon Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes (SCSDS) 2021, ku marrin pjesë dhe...

Spiropali takim me Yuri Kim/ “Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në ‘Samitin për Demokraci'”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV