23 tetor 1892/ Ndërron jetë Abdyl Frashëri një nga kryesorët e Lidhjes së Prizrenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 tetor 1892, ndërron jetë Abdyl Frashëri në Stamboll, ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin Osman, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare. kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll. Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si udhëheqës e organizator diplomat dhe aktivist i saj. Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane. Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellur prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga Dibra në Elbasan tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua dhe u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Të fundit

‘Mundësia’ takim në Kamëz/ Agron Shehaj: Jemi parti që kemi plan e projekt, jo urrejtje

Në një takim të madh elektoral në Kamëz, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, theksoi dallimin e kësaj force...

Rama i bindur: PD në 11 maj, do të marrë humbjen më të madhe që nga ’97

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz tha se më 11 maj, shqiptarët kanë fatin në dorë për të vendosur...

Video/ Momenti kur Egli takon familjen e Gjestit, si e pritën ata finalisten

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga shtëpia më e famshme në...

Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës...

Video/ Një tjetër avion rrëzohet në SHBA, 4 viktima

Katër persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël goditi linjat e energjisë elektrike në Illinois dhe u rrëzua në një fushë. Siç...

Lajme të tjera

Web TV