Basha: Nuk i kam hyrë në hak Sali Berishës, po përdor PD për interesa personale

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka komentuar edhe njëherë vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës nëpër “foltore” se është peng i Edi Ramës, Basha tha se është peng vetëm i perëndisë.

Kryedemokrati theksoi se nuk i ka hyrë në hak Sali Berishës dhe ka bërë të pamundurën për 3 muaj që të zgjidhë situatën. Basha tha se priti që Berisha ta distanconte këtë çështje nga PD sikurse deklaroi, por nuk e konkretizoi me veprime konkrete.

Kreu i demokratëve tha se deri pak muaj më parë Berisha nuk kishte asgjë me të dhe se tani po përpiqet të marrë peng partinë për interesin e tij personal.

“Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, i Zotit. Dhe me thënë të drejtën zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje. Kam pritur që siç kishte deklaruar këtë betejë ta bënte personale pa përfshirë PD. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi atëherë kam marrë të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe Shqipërisë. Një person përpiqet për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat personale, para dy muajsh nuk kishte asgjë me mua tani jam unë armiku. Katër muaj më parë ne kishim zgjedhje, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet. Tani më thoni çfarë ka ndryshuar që atëherë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë,” tha Basha.


Të fundit

Basha: Nuk i kam hyrë në hak Sali Berishës, po përdor PD për interesa personale

Lulzim Basha ka komentuar edhe njëherë vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Duke iu përgjigjur akuzave të...

“Shoku im bëri vetëvrasje, pasi i dënuan vëllanë, që kishte për grua vajzën e Spiro Kolekës dhe… “/ Kujtimet e panjohura të gazetarit të...

Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji të...

Udhëtimi me tren para viteve ’90

https://www.youtube.com/watch?v=N_AiAxeTYeo&ab_channel=FJALAWEB

Fier/ Krim i rëndë në familje, djali plagos babain me thikë

Një konflikt që ka vijuar me përdorimin e thikës është regjistruar këtë të shtunë në një familje në Fier, ku djali ka qëlluar babanë...

Rama vizitë zyrtare në Egjipt/ Pritet nga homologu Madbouly, publikon pamjet e ceremonisë (Video)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt. Rama publikon pamjet e mbërritjes në Egjipt dhe ceremonisë së pritjes në aeroportin...

Lajme të tjera

Web TV