Komisioni parlamentar për zgjedhjet/ PS braktis komisionin, PD: Po na rrëzohen kërkesat me ngritjen e kartonave

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Komisioni hetimor i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit nuk po gjen dot gjuhën e konsensusit për të thirrur e të dëshmojnë personazhe që sipas opozitës janë përfshirë në “makinerinë” e zgjedhjeve. PS ka braktisur komisionin, ndërsa PD ka vijuar vetëm me ngritjen e kartonave

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nuk po gjendet gjuha e bashkëpunimit dhe e konsensusit. Takimi i djeshëm nisi dhe përfundoi me debate në lidhje me diskutimet për rendin e ditës dhe rregulloren. Kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, teksa prezantoi rendin e ditës, u shpreh se ky takim ishte vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhja e sekretarit. Nga ana tjetër nënkryetari i Komisionit Parlamentar, Toni Gogu kërkoi që të miratohej në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, kërkesë e cila u kundërshtua. Pas shumë debatesh, anëtarët e PS-së janë larguar nga mbledhja. Ndërkohë, Alibeaj vendosi që mbledhja e radhës të mbahej më 27 tetor.

Toni Gogu

Nënkryetari Toni Gogu ka reaguar sërish mbi bojkotin e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor të 25 prillit. Sipas Gogut, kryetari Alibeaj, ka injoruar të drejtën e socialistëve për të paraqitur propozimet e rregullores që pritej të miratohej në mbledhjen e Komisionit. Gogu thotë se maxhoranca është e gatshme që të marrë pjesë në mbledhje në çdo moment, por sipas tij, vetëm nëse respektohet rregullorja e Kuvendit. “Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore dhe të Rregullores së Kuvendit e në mënyrë të posaçme të shkeljes së nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit”, tha Gogu. Sipas tij, pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, PS u detyrua të kërkonte pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. “Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit. Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit e për ta kthyer në ‘foltor’ nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht. Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit”, shprehet Gogu.

Enkelejd Alibeaj

“Përpjekje për të penguar opozitën të hetojë” e ka konsideruar Enkelejd Alibeaj largimin e PS nga mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin. Në një deklaratë për mediat, kreu i këtij Komisioni u shpreh se PS ka strategji të qartë për bërë të pamundur mbledhjen e Komisionit. “Befasisht u çuan të gjithë, duket që është strategji për të bërë të pamundur mbledhjen e komisionit, ikën pa asnjë arsyetim. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord. Bëhet fjalë për drejtimin e komisionit, tjetri ishte edhe më i rëndë dhe demaskon qëndrimin e PS. Bëhet fjalë për një çështje që është zgjidhur prej më shumë se 10 vitesh më parë për të drejtën e çdo anëtari të komisionit hetimor për të kërkuar marrjen e pronave dhe që kjo e drejtë pranohet pa votim”, tha Alibeaj. Sipas tij, është e drejtë e çdo anëtari të thërrasë dëshmitarë, të kërkojë dokumente, është e drejta për të hetuar, thelbi i komisionit hetimor. “Propozimi i z.Naço ishte që kërkesa për të hetime, për të marrë prova, për të thirrur dëshmitarë, t’i nënshtrohej votimit, pra shumicës socialiste, në mënyrë flagrante në kundërshtim me ligjin. Ata kërkojnë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do rrëzohej me forcën e kartonëve të atyre që janë në akuzë. Pjesë e një strategjie penguese. Në datën 27 tetor, ora 11 është caktuar mbledhja e radhës, në të cilën do të ecet para me kërkesat për marrje dokumentesh, plotësim dokumentacioni. Ka strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e komisionit. Instrumentet komisioni i ka dhe do vijojë punën. Ata kërkojnë që me forcën e kartonit të kufizojnë të drejtën e opozitës për të hetuar”, tha ai.

Lexo edhe :  "I kemi plotësuar kushtet"/ Balla: Të mbahet konferenca ndërqeveritare para Krishtlindjeve

Mbledhja/Projektbuxheti, qeveria parashikon rritje pagash në disa sektorë

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është diskutuar edhe mbi mundësinë e rritjes së pagave për disa sektorë, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm. Për punonjësit e policisë së burgjeve parashikohet rritja e pagave dhe barazimi i gradave njësoj me ato të policisë së shtetit. Po ashtu edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit që kryenjë shërbimin jashtë zonës ku banojnë është planifikuar rritje deri në 150 %. Një tjetër vendim ishte rritja me 10% pagesën e ndihmës ekonomike që marrin familjet në nevojë. Lajmin e bëri me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se për familjet me 3 ose më shumë fëmijë që marrin ndihmë ekonomike, kjo pagesë do të dyfishohet. Gjithashtu edhe për fëmijët me status jetimi do t’u dyfishohet pagesa që marrin, ndërsa do të përfitojnë 3-fishin e pagesës të gjitha gratë e trafikuara apo të dhunuara që janë pjesë e këtij programi mbështetës. Edhe sektori i arsimit ka njjë rritje pagash, por në nivele më të ulëta se pjesa tjetër. Në një komunikim për media, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se me buxhetin e vitit 2022 do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe punonjësit psiko-socialë në të gjitha shkollat. “Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla. Lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë. Një nga objektivat dhe prioritetet tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizimi i universiteteve, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, tha ministrja Kushi.


Të fundit

Komisioni parlamentar për zgjedhjet/ PS braktis komisionin, PD: Po na rrëzohen kërkesat me ngritjen e kartonave

Komisioni hetimor i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit nuk po gjen dot gjuhën e konsensusit për të thirrur...

Midis vetingut dhe Foltores

Plator Nesturi

Takimi me kryebashkiakët/ Rama: Ju marr bashkinë nëse nuk pastroni territorin

Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit u ka kërkuar pastrim të territorit dhe nëse dështojnë i kërcënoi...

Horoskopi ditor, 23 tetor 2021

Dashi Pasi keni zgjidhur një çështje partnershipi tani mund të shikoni para dhe të punoni për të mirën e përbashkët. Ajo që do bëni bashkë...

Lajme të tjera

Web TV