Pamje të rënda/ Përplasje e përgjakshme mes policisë dhe një grupi në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, gjashtë prej të cilëve policë. Mediat fqinje raportojnë se ka pasur një përplasje të armatosur, në orët e vona të mbrëmjes, në Peramë, mes policisë dhe një grupi të armatosur.

Mësohet se oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, që të ndalonte për kontroll. Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, por i ka dhënë gaz mjetit për t’u larguar.

Policia i është vënë menjëherë nga pas, duke e ndjekur, deri në rrugën “Elidos”, në Peramë. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Njëri prej tre personave që ndodhej në makinë ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, së bashku me gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ka qenë në makinë, ka mundur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.


Të fundit

Pamje të rënda/ Përplasje e përgjakshme mes policisë dhe një grupi në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e...

BUKURIA NË KRYQ…

“Heqja e nudo-s nga galeria kombëtare” e shkrimtarit FARUK MYRTAJ ESE PIRRO LOLI Faruk Myrtaj në prozën e tij të shkurtër e të gjatë dallohet nga...

U largua me ‘Fuoristradë’ pasi përplasi e mori zvarrë viktimën, arrestohet autori i aksidentit të rëndë në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është autor i një aksidenti me vdekje të ndodhur katër ditë më parë. Në pranga ka rënë...

Jo gjithnjë vetëm anglisht: Si humbasin dijet dhe zhduken gjuhët

Nëse nuk botohen në gjuhën angleze studimet shkencore mbeten shpesh pa u vënë re pavarësisht sa të rëndësishme janë. Dhe kur gjuhët e vogla...

Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Kreu i shtetit të Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar Ministrisë Punëve të Jashtme dhe e Diasporës shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rus...

Lajme të tjera

Web TV