Reagon familja e kineastes së vrarë: Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi Hollywood-in dy ditë më parë, kuineastja Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i parë nga familjarët e saj. Prindërit e 42-vjeçares, Antoly dhe Olga janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ata për shkak të situatës së pandemisë nuk kanë udhëtuar dot në SHBA, ndonëse po bëjnë të gjitha përpjekjet për të realizuar udhëtimin.

Një mikesha e kineastes së ndjerë, Halyna Hutchines tha për “The Sun” se prindërit kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta , ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë.

“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ato kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim , atëherë ai do të duhet të paguajë”, janë shprehur ata.

 

Prindërit janë shprehur se nuk arrijnë ta kuptojnë se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, kur pretendohet që gjithçka realizohet në masa të rrepta sigurie .

 

Gjithashtu një nga shoqet e saj të kolegjit,  tha se Halyna Hutchins ishte një grua, një shoqe dhe një nënë e mrekullueshme.

“Ajo ishte fantastike në punën e saj dhe pasi la Universitetin e Kievit u transferua në Shtetet e Bashkuara. Ishte ëndrra e saj të jetonte të Amerikë dhe të realizonte filma”, ka thënë mikesha e saj.


Të fundit

Reagon familja e kineastes së vrarë: Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë!

Një ngjarje e rëndë tronditi Hollywood-in dy ditë më parë, kuineastja Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të...

Erdogan urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve perëndimorë

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme turke që të shpallë non grata 10 ambasadorë të shteteve perëndimore. Sipas “Reuters”  ky...

Manastirliu: Vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, nuk duam të mbyllemi sërish

Për ministren Manastirliu vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, zgjidhet me shkencë duke mbështetur vaksinimin. Duke folur për situatën e studentëve në auditorë, ajo tha...

Pandemia “mbushi” xhepat e amerikanëve, shtohet numri i miliarderëve

Miliarderët amerikanë kanë rritur pasurinë e tyre përgjatë pandemisë me më shumë se dy herë, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë. Sipas Institutit...

Shifrat/ Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orë, regjistrohen 7 viktima

Ministria e Shëndetësisë: 4249 testime, 629 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i...

Lajme të tjera

Web TV