U largua me ‘Fuoristradë’ pasi përplasi e mori zvarrë viktimën, arrestohet autori i aksidentit të rëndë në Berat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është autor i një aksidenti me vdekje të ndodhur katër ditë më parë.

Në pranga ka rënë i riu Ardit Lila, banues në Durrës, i cili në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një Fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare, Artur Abazaj, i cili sapo kishte lënë punën në fasoneri dhe po kthehej në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.


Të fundit

U largua me ‘Fuoristradë’ pasi përplasi e mori zvarrë viktimën, arrestohet autori i aksidentit të rëndë në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është autor i një aksidenti me vdekje të ndodhur katër ditë...

Jo gjithnjë vetëm anglisht: Si humbasin dijet dhe zhduken gjuhët

Nëse nuk botohen në gjuhën angleze studimet shkencore mbeten shpesh pa u vënë re pavarësisht sa të rëndësishme janë. Dhe kur gjuhët e vogla...

Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Kreu i shtetit të Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar Ministrisë Punëve të Jashtme dhe e Diasporës shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rus...

Nga 1 nëntori, personat mbi 60 vjeç do të aplikojnë vaksinën e tretë

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar asnjë prej masave shtërnguese ndërsa ka bërë apel për vaksinimin e studentëve dhe marrjen e dozës së...

Komisioni parlamentar për zgjedhjet/ PS braktis komisionin, PD: Po na rrëzohen kërkesat me ngritjen e kartonave

Komisioni hetimor i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit nuk po gjen dot gjuhën e konsensusit për të thirrur e të dëshmojnë personazhe që...

Lajme të tjera

Web TV