Kontrollet për sigurinë rrugore, policia arreston 7 shoferë dhe heq 31 patenta gjatë 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.

Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 244 shkelje për shpejtësi, nga të cilat 42 ishin me masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Po nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative rezultoi se 87 prej drejtuesve të mjeteve, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 36 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, është konstatuar nga radari, një automjet me shpejtësi 135 km/h, në kushte të lagështirës. Pas bërjes së testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Tiranë rezultoi i dehur me masë alkooli 1.81 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Lexo edhe :  Sistemi i Gjendjes Civile, "online"/ Balla: Shqiptarët kursyen mbi 13 milionë euro

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1012 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, të konstatuara me dronë, shpejtësi tej normave të lejuara që janë matur me radarë, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse etj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Të fundit

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Lajme të tjera

Web TV