Për herë të parë pa Ronaldo-Messi/ El Clasico kryefjala e kampionatit spanjoll, Barça sfidon Realin me “Camp Nou-n” plot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Magjia e El Clasico do të marrë sërish vëmendjen e gjithë botës. Pas një sezoni të dëshpëruar me tifozët që i munguan futbollit, në takimin kopertinë të futbollit spanjoll nuk do të ketë kufizime për numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe në mesditën e së dielës në “Camp Nou” tribunat do të jenë mbushur plot e përplot për të ndjekur nga afër një nga përballjet më historike.

Një El Clasicco pa Leo Mesin dhe Cristiano Ronaldon, nuk do të prodhojë të njëjtën muzikë, megjithatë, një përballje mes Barcelonës dhe Real Madrid është pa diskutikm një nga ato ndeshje që pritshmëritë janë maksimale dhe emocionet e spektakli nuk mungon asnjëherë.

Carlo Anceloti në njërën anë dhe Roland Koeman në anën tjetër do të kenë në dorë kartat e tyre për të zhvilluar aktin e parë të këtij sezoni. Real Madrid ka grumbulluar 17 pikë deri më tani, ndërsa katalanasit 2 më pak, një tjetër tregues për diferencën që kanë këto dy skuadra në këtë sezon.

Për vite me radhë Barcelona dhe Real Madrid qenë skuadrat dominuese, të cilat ndanin mes tyre vendet e para, të ngacmuara dhe nga Atletico Madrid, por situata tashmë ka ndryshuar me Real Sociedat dhe Osasuna që e shohin veten mbi dy skuadrat që për shumë sezone kishin vendosur diktatin në La Liga.

Një sukses në El Classico mund të jetë pika e kthesës për secilën skuadër, por kush do ia dalë, mbetet për t’u parë në “Camp Nou” e si gjithmonë në ekranin e Super Sport.

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Lajme të tjera

Web TV