“Portet, energjia, digjitalizimi”, ministria e Infrastrukturës tregon projektet që do të financohen

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike projektet që do të financohen dhe do të mbështeten nga buxheti i vitit 2022. Në Facebook, Ministria bën me dije se mes projekteve që do të financohen nga buxheti i ri janë tuneli i Llogorasë, ndërtimi i bypass-it në Tiranë, bypass Gjirokastër dhe Unaza e Jashtme e Tiranës, lotet 4-7.

Do të financohen po ashtu edhe programi kombëtar i modernizimit të sektorit ujësjellës kanalizime me një vlerë totale 70 mln euro, rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në Durrës me vlerë totale 62 mln euro, rikonstruksion i ujësjellësit në Tiranë me mbështetje buxhetore prej 80 mln euro dhe përfundimi i investimit në 26 kantiere të rrjetit ujësjellës kanalizime.

Nga ana tjetër do të mbështetet rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga ndikimi i krizës së energjisë me 100 mln lekë. Mbështetje financiare do të ketë edhe për zhvillimin e infrastrukturës portuale në përputhje me masterplanin e miratuar si dhe për zhvillimin e infrastrukturës dixhitale për zonën e veriut dhe të jugut të Shqipërisë.

Projektbuxheti 2022 ka kaluar në qeveri dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar se sa para do të shkojnë për institucionet dhe sa do jetë buxheti total.


Të fundit

“Portet, energjia, digjitalizimi”, ministria e Infrastrukturës tregon projektet që do të financohen

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike projektet që do të financohen dhe do të mbështeten nga buxheti...

Punime në rrjet, ja cilat zona të Tiranës do të jetë nesër pa drita

Disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike të hënën, përgjatë 2 orëve të drekës. OSHEE njofton se do të kryhen punime në...

“Vdekjen e burrit e mësova nga interneti”/ Vanessa Bryant padit policinë: Shpërndanë fotot si të ishin ‘kafshë në rrugë’

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, tha se mësoi për vdekjen e burrit të saj duke parë njoftimet "RIP Kobe" në telefonin e...

Bebe Rexha çudit me deklaratën e saj: Muzika arabe më ngjan me atë shqipe

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bleta Rexha e njohur me nofkën “Bebe”, është mjaft aktive në platformat e rrjeteve sociale, ku publikon fotografi e...

“U vetëplagosa nga xhelozia”/ Gruaja nga Tirana mbron bashkëshortin, fqinjët i bëjnë “gropën”

Një grua në Tiranë u përpoq ta shpëtonte nga hetimi bashkëshortin e saj, duke u justifikuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i...

Lajme të tjera

Web TV