“U vetëplagosa nga xhelozia”/ Gruaja nga Tirana mbron bashkëshortin, fqinjët i bëjnë “gropën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në Tiranë u përpoq ta shpëtonte nga hetimi bashkëshortin e saj, duke u justifikuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i kishte shkaktuar vetë.

Por, kundër kësaj dëshmie dolën fqinjët që treguan se dhunues ishte i shoqi.

44-vjecari me inicialet E. SH do të dalë para gjykatës të hënën për akuzën e dhunës në familje dhe nismëtarët e prangosjes janë banorët e pallatit që kërkuan policinë, pasi dëgjuan britma. Përkundër denoncimit të tyre, kur policia mbërriti në banesë dhe gjeti gruan e keqtrajtuar që e dërgoi menjëherë në spital prokuroria tha se ajo tentoi ta shpëtonte partnerin nga prangat duke u vetëfajësuar.

Por, policia përshkruan se ngado në banesë kishte sende të thyera dhe gruaja ka shenja në të gjithë trupin. Megjithatë, gruaja tha se pasi bashkëshortit i mbërriti një mesazh i dyshimtë, ajo nga xhelozia theu një shishe vere në kokë dhe u qëllua kudo në supe, kraharor, ballë dhe gjymtyrë.

Pyetjes se si i shkaktoi këto plagë, ajo i përgjigjet “nuk mbaj mend asgjë dhe as që e kam idenë se sa ka qenë ora kur mbërriti policia”. Dhe teksa ajo ka refuzuar të firmosë kallëzimin, prokuroria thotë se i ka nisur një seri pyetjesh mjekësisë ligjore për të kuptuar shkencërisht nëse mund të shkaktohen plagë të tilla vetë, edhe pse është e bindur se ajo është dhunuar nga i shoqi, një burrë i proceduar dhe herë tjetër për vepra të tjera.

E ndërsa gratë përherë e më shumë janë ndërgjegjësuar duke mos u pajtuar me dhunën, prokuroria e Tiranës deklaron se po vihet re një fenomen i ri , fqinjët po denoncojnë se çfarë ndodh përtej mureve të tyre.

Komisariati digjital konfirmoi gjithashtu se çdo muaj gati 15 telefonata regjistrohen nga fqinjët që janë të bindur se në banesën ngjitur po ndodh diçka ./Top-Channel

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV