Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30 minuta qarkullimi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip “Fiat Stilo” që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshirë katër automjete, dy prej të cilave “Mercedes Benz”, njëra e tipit “Wolsvagen Golf” dhe një “Fiat Stilo”.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

 

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara, duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.

Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip “Fiat Stilo” si dhe mosrespektimi i distancës së mjeteve në qarkullim.


Të fundit

Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30 minuta qarkullimi

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës. Nga...

Nga nesër Italia “mbyll” kufirin me Shqipërinë për shkak të Covid, ja cilat udhëtime lejohen

Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë. Në një vendim të fundit të Ministrisë...

Rrëfehet ‘djalli’ shqiptar: Furnizoj të gjithë Britaninë e Madhe me drogë, kush guxon të më tradhtojë…

I njohur si “djalli”, i riu shqiptar Selamet Mehmetaj, me një qetësi karakteristike, ka treguar “pa doreza” të fshehtat e tregtisë së drogës në...

Diplomatët e larguar nga Turqia/ Reagon Berlini: Jemi të shqetësuar dhe të hutuar, nuk ka pasur njoftim zyrtar

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara. “Jemi të shqetësuar...

Manchester United u “poshtërua” nga Liverpool, Ronaldo ka një mesazh për tifozët

Nuk ishte dita me fat e Cristiano Ronaldos apo e Manchester United të dielën, pasi ata u mposhtën 5-0 nga Liverpool para tifozëve të...

Lajme të tjera

Web TV