Diplomatët e larguar nga Turqia/ Reagon Berlini: Jemi të shqetësuar dhe të hutuar, nuk ka pasur njoftim zyrtar

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara.

“Jemi të shqetësuar dhe të hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropistit, Osman Kavala.

Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje në tentim grushtshtetin e vitit 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas. Ata u thirrën në bisedë nga Ministria e Jashtme, që e quajti këtë deklaratë të përbashkët si të papërgjegjshme.


Të fundit

Nju Jork: Përurohet rruga “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

Me vendim të Bashkisë së Nju Jorkut, një rruge në lagjen Bronks iu shtua edhe emri i heroit kombëtar...

U plagos në lokalin e Noizyt, Ardit Kërtusha: Atentati do kryhej nga vr*sës me pagesë

Zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës. Burimet bëjnë me dije se Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit...

“Kemi mbetur pa lidership në nivel lokal”/ Rama: Procesi duhet të përfundojë në vjeshtë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë, takim i mbajtur në kuadër të zgjedhjes së strukturave...

Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë para përfundimit të presidencës franceze

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ku ka kërkuar...

Demokrati nga Kukësi i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, me ty deri në vdekje

Gjatë takimit të Berishës në Kukës, njëri prej mbështetësve të tij i ka shprehur dashurinë. Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem...

Lajme të tjera

Web TV