Berisha shpalli kandidaturën për kryetar, Basha bën menjëherë lëvizjen e radhës

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka thirrur mbrëmjen e së martës kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në një mbledhje me dyer të mbyllura.

Shqip raporton se diskutimet janë përqëndruar te zhvillimet e fundit dhe kërkesa e një pjese të anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, ashtu siç kërkon Sali Berisha, që po këtë të martë shpalli kandidaturën për kryetar të PD.

Mesazhet e Bashës drejtuar krerëve të degëve të partisë ishin dy dhe të qarta.

I pari lidhej me vendimin për të mos lejuar mbledhjen e forumeve për të diskutuar çështjen e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Një forum i tillë, sipas Bashës, do të izolonte partinë nga SHBA.

“Nuk kam ndërment që të bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi”, citohet Basha.

Mesazhi i dytë lidhej me fushatën e Sali Berishës për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit. Basha e cilëson këtë proces si të pabazuar në statut dhe shprehet se nuk do ta lejojë mbajtjen e tij, ndërkohë që Berisha ka paralajmëruar se javën tjetër do të njoftojë datën e mbledhjes së Kuvendit.

“Në Partinë Demokratike nuk do të ketë asnjë institucion paralele, asnjëherë! Armiku ynë është vetëm Edi Rama”, është shprehur Lulzim Basha.


Të fundit

Po ngjiteshin në Malin e Çikës, bien dy turistë holandezë

Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës....

Startojnë zgjedhjet e reja në PS, Rama: Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces…

Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë “Arsyeja themelore...

100 vjet më parë: Çekrezi dhe njohja e Shqipërisë nga SHBA

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1920, Kostandin Çekrezi nga Ziçishti, njeri i shkolluar në Harvard, nuk linte rast pa ndërhyrë pranë Departamentit të...

Një portë në Mars? Fotoja e roverit të NASA-s që po çmend rrjetin!

Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i...

Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë

Bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk, kanë vrarë 10 civilë, sipas guvernatorit rajonal. Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme...

Lajme të tjera

Web TV