COVID-19/ Ulen fatalitetet, sërish numër i lartë infektimesh nga Covid-19 në këto 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shënuar një rënie numri i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se e kanë humbur betejën me virusin e rëndë 5 të infektuar, nga 8 viktima që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve, ku në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 672 qytetarë.

Sipas MSH, “anë 7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Lexo edhe :  Egla Ceno: Kam burrë dhe jam shumë e dashuruar

Janë 7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 672
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4050

Testime totale 1,293,570
Raste pozitive 183,282
Raste të shëruara 172,958
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3784
Fier 891
Durrës 721
Shkodër 477
Elbasan 310
Vlorë 244
Gjirokastër 241
Korçë 196
Lezhë 189
Berat 161
Kukës 147
Dibër 70

Të fundit

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Çfarë po ndodh me tregjet e naftës pas sulmit të Iranit?

Shumë investitorë po mbajnë frymën e tyre pas sulmit të paprecedentë të Iranit me dron dhe raketë ndaj Izraelit që filloi më 13 prill....

Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’: Nesër marr valixhen dhe do iki. Do jap një pau, pau, pau…!

Jetmiri ka paralajmëruar sot se gjatë spektaklit të së martës do të sqarojë çdo gjë. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri...

Lajme të tjera

Web TV