Helmimi masiv i qytetarëve nga uji në Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ujësjellësi ka përgjegjësinë të sigurojë cilësinë!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Në një prononcim për mediet, teksa u pyet nëse inagurimi i Ujësjellësit të ri në Krujë ishte vetëm për fushatë elektorale, kreu i qeverisë tha se tjetër gjë janë ndërtimet e ujësjellësve dhe tjetër gjë sigurimi që uji është në parametrat e duhura. Për këtë shtoi kreu i qeverisë ka përgjegjësinë Ujësjellësi dhe se në dijeninë e tij ka nisur një hetim administrativ për çështjen.

‘Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri?! Të ndërtosh një sistem të ri ujësjellësi dhe ta çosh në shtëpi është një gjë dhe të sigurosh që uji është në parametrave të duhura është gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Mesa di unë është në hetim administrativ, nuk kanë pse lidhen të dyja. Është si të thuash se pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga shpejtësia. Duhet trajtuar me seriozitet por nuk është thelbi që mos të ndërtohet ujësjellësi.’– tha Rama.

Uji i pijshëm në Krujë, që helmoi mbi 500 qytetarë, rezultoi me ngarkesë bakteriale të esheria koli dhe streptokokut fekal. Report Tv siguroi rezultatin e analizave mikrobiologjike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, ku bëhet me dije se uji është ndotur në depon e qytetit të Krujës dhe më pas i është shpërndarë qytetarëve nëpër çezma.


Të fundit

Helmimi masiv i qytetarëve nga uji në Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ujësjellësi ka përgjegjësinë të sigurojë cilësinë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u...

Rama flet për herë të parë për Vettingun e politikanëve: Gati të ulemi në tryezë me opozitën

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve. Pas mbledhjes me krerët e degëve të...

Unaza e Madhe, hapet një tjetër segment për qarkullimin (Video)

Duke nisur nga mesnata e kësaj të mërkure do të hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për ‘kandidaturën’ e Sali Berishës?

Nga Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

Pasi pinë kokainë gjithë natën, shqiptari masakron 62 herë me thikë rumunin në Angli (Emri)

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë. Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se...

Lajme të tjera

Web TV