“Non grata”/ Gjykata e Parisit pranon padinë, Berisha “sfidon” Blinken: Sill provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se Gjykata e Parisit kishte pranuar padinë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai e “sfidoi” Blinken duke i kërkuar që të dërgonte provat kundër tij. Njëkohësisht Berisha zyrtarizoi veten si kandidat për kryetar të PD-së.

Sali Berisha ka dhënë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë që ish-kryeministri ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pak muaj me parë e shpalli “non grata”. “Unë kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Antony Blinken, të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë fakt dhe dokument që ka për Sali Berishën, por ju garantoj se ka zero, zero…”, tha Berisha nga foltorja me demokratët në Kavajë. Më tej ish-kryeministri vijoi duke thënë: “Problemin tim, unë e kisha zgjidhur. E kisha zgjedhur rrugën. Këtu para jush dhe njëherë ju them, rroftë drejtësia”. Në maj të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpalli të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Blinken u shpreh se aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.

Berisha kryetar PD

Atëhere kur u sigurua se padia e tij u pranua në Gjykatën e Parisit, Berisha tha në ligjiratë të drejtë dje se do të kandidojë për kryetar i Partisë Demokratike. Në takimin e parë të “Foltorja”, Berisha tha se nuk do të kandidojë për kreun e PD-së por thjesht do ta zgjojë atë nga gjumi që ka zënë Lulzim Bashën e duke mos e kthyer partinë në një mashë të Edi Ramës. Berisha konfirmoi gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së. “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri. Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Akuza ndaj Çuçit

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se merr urdhra nga Edi Rama për ti bllokuar rrugën me policë. Ish-kryeministri tha se në 8 vite Edi Rama ka akumuluar më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991. “Në 8 vite Edi Rama ka shënuar çdo javë, çdo muaj nga një rekord të zi. Ka shtrirë përdhe këtë vend, ka shtrirë përdhe emrin e mirë të shqiptarëve. Shqipëria është bërë simbol i rekordeve më të zeza në Evropë edhe botë. Ai ia doli me vjedhjen të varfërojë shqiptarët në mënyrë të paimagjinueshme. Sot ju merrni për shkak të bllokimit të rrogave, rritjes se çmimeve, 30 për qind më pak se në vitin 2013. Varfëria ekstreme, mjerimi, janë rritur me 4 herë. Kancelari i ri i Gjermanisë porosit veturën 500 mijë euro. Kreu i Meduzës u paraqit në mandatin e tretë në zyrë me veturë 520 mijë euro. Shpenzon në çdo udhëtim të paktën 150-300 mijë euro. Sihariqi i madh i mandatit të tretë ishte kriza energjetike, të cilën e krijoi vetë, me duart e tij”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

Të fundit

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Lajme të tjera

Web TV