Nuk duan të identifikohen si mashkull apo femër, DASH lëshon për herë të parë pasaportën ‘X’

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaportën e parë amerikane ku shënohet gjinia ‘X’, duke iu referuar personave të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen me asnjërën gjini, mashkull apo femër.

Pasaporta do të fillojë të aplikohet për të gjithë qytetarët amerikanë që nga fillimi i viti 2022, pasi të përfundojë përditësimi i sistemit dhe formularëve të aplikimit për pasaporta.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price tha se ky vendim vjen pas një angazhimi të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të përcaktuar një gjini të tretë në pasaportë. Sipas Price, ky është një hap tjetër për garantimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI+ në SHBA, pavarësisht gjinisë të tyre.

“DASH vazhdon të ndërmarrë hapa për të treguar përkushtimin tonë për të promovuar lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve, përfshirë qytetarët LGBTQI+ të SHBA-së”, shkruan Price.

Price nuk e identifikoi personin që i është lëshuar pasaporta e parë gjinore ‘X’, por përfaqësuesja e Organizatës të të Drejtave Civile, Lambda Legal tha se pasaportën e kishte marrë klientja e saj Dana Zzyym.

Dana Zzyym, kishte një betejë ligjore me departamentin që nga viti 2015, pasi asaj iu refuzua pasaporta biometrike sepse nuk kishte shënuar në aplikimin e saj gjininë mashkull apo femër. Sipas dokumenteve të gjykatës, Zzyym kishte shkruar ‘interseksuale’ sipër kuadrateve ku ishte shënuar ‘M’, referuar seksit mashkull dhe ‘F’, referuar seksit femër. Ajo kishte bërë dhe një kërkesë ku kishte kërkuar vendosjen e gjinisë asnjanëse X.

Pas një beteje 7-vjeçare, Zzyym arriri ta marrë pasaportën ‘X’ dhe përmes një deklarate ka thënë se është emocionuar kur ka parë pasaportën e saj të vulosur me ‘X’.

“Për pak shpërtheva në lot kur hapa zarfin, nxora pasaportën time të re dhe pashë të vulosur me ‘X’. U deshën gjashtë vjet, por të kesh një pasaportë ‘X’, një që nuk më detyron të identifikohem si mashkull apo femër është çliruese”, tha Dana Zzyym.

Lexo edhe :  Putin reagon ashpër: Perëndimi u mëson fëmijëve të ndryshojnë gjini

Me këtë vendim SHBA-ja i bashkohet disa vendeve të tjera si Australia, Zelanda e Re, Nepali dhe Kanadaja, që kanë lejuar qytetarët e tyre të caktojnë një gjini tjetër krahas mashkull apo femër në pasaportat e tyre.


Të fundit

Nuk duan të identifikohen si mashkull apo femër, DASH lëshon për herë të parë pasaportën ‘X’

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaportën e parë amerikane ku shënohet gjinia ‘X’, duke iu referuar personave të...

Policia rrethoi shtëpinë e tij, zbulohet nga erdhi kërcënimi me jetë për Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë pas një kërcënimi të marrë në rrjetet sociale. Sipas mediave në Kosovë, vendimi...

“Dëgjova një krismë”, zbardhet dëshmia e Shefit të Krimeve: Çfarë iu kërkoi Saimir Hoxha të rinjve para se të vritej

Emisioni “Në shënjestër” zbardh të plotë dëshminë e shefit të krimeve në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi, dhënë pas vrasjes së kolegut të tij,...

Befasi në Torino, Juventus pëson një humbje historike nga Sassuolo!

Rezultat befasues në javën e 10-të të Serisë A. Juventus është mundur 2-1 në shtëpi kundër Sassuolo-s, që ka marrë fitoren e parë në historinë...

Kërcënohet Albin Kurti, forca të shumta sigurie pranë shtëpisë së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Kështu ka konfirmuar për...

Lajme të tjera

Web TV