Nuk ka “pazar”, Rama e bën fakt zgjatjen e vetingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët kanë parashikuar një fond të posaçëm 2 vjeçar për institucionet e vetingut në drejtësi KPK dhe KPA, ndonëse mandati i tyre përfundon qershorin e ardhshëm. Çfarë pritet të marrë dhe të lëshojë PS-PD për ndryshimet kushtetuese.

 Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij beson në ndryshimet kushtetuese që do të bëhen për të shtyrë afatin e anëtarëve të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, draft të cilin Partia Socialiste e ka dorëzuar në Kuvend prej dy javësh, por që opozita nuk ka dhënë një konfirmim për të bashkuar votat që do ta mundësonin këtë. Dëshmi e optimizmit të mazhorancës është lista e investimeve që shoqëron projekt-buxhetin e ri. Socialistët kanë parashikuar një fond të posaçëm për Organin e Kualifikimit, i cili do të lëvrohet çdo vit deri në 2024-n, ndonëse aktualisht mandati i tyre përfundon qershorin e ardhshëm. Disa ditë më parë mazhoranca depozitoi zyrtarisht dokumentin që kërkon shtyrjen e këtij afati deri në dhjetor të 2024-s, ndërsa kryeministri Rama e quajti të panegociueshme këtë kërkesë. Por, planifikimi i fondit në buxhet nuk është shpenzimi i vetëm që qeveria parashikon për organet e kualifikimit. Pra, kur ende nuk është diskutuar në parlament ky ndryshim kushtetues, qeveria të paktën si fillim ka menduar për rrogat që do të marrin anëtarët dhe burimet në logjistikë. Ekzekutivi ka shtuar dhe numrin e punonjësve për këtë institucion, nga 64 që ishin parashikuar në buxhetin e këtij viti, stafi për vettingun në drejtësi shkon në 76 vitin e ardhshëm. Zgjatja e organeve të vettingut është mbështetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ndërsa ende nuk ka një datë për votimin në Kuvend të këtij propozimi, i cili kërkon 2/3 e votave, pasi shoqërohet me ndryshime kushtetuese.

“Loja” kushtetuese

Partia Socialiste është e sigurt në zgjatjen e afateve të vettingut, edhe pse Partia Demokratike nuk e ka marrë fare parasysh kërkesën e mazhorancës. Opozita i është drejtuar Kuvendit vetëm për tre amendimet kushtetuese që nuk kanë lidhje me atë të mazhorancës. Megjithatë amendeimet e opozitës duken si një lojë kushtetuese ose një “marrë-dhënie” mes opozitës dhe mazhorancës, duke arritur konsensuse që i lerverdisin të dyja palëve. Lulzim Basha i pyetur për një Pazar të mundshëm politik në lidhje me amendimet tha se nuk se nuk do të ketë një gjë të tillë mes mazhoracës dhe opozitës. “Asnjë nuk është favor ndaj opozitës, ne kemi thënë dhe e përsëris jemi aty në atë Kuvend edhe pas masakrës me një qëllim, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Ne nuk kërkojmë pazar dhe nuk futemi për pazar”, tha kryedemokrati Lulzim Basha. Lideri i opozitës tha se një paketë e plotë ndryshimesh do të garantojë ndarjen e pushteteve, duke theksuar fort vettingun e politikanëve nga SPAK. “Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, tha Basha. A do i japë Rama vettingun e politikanëve në këmbim të zgjatjes së kohë veprimit të anëtarëve të Komisionit të Vettingut? Kjo është pyetje që do të marrë përgjigje në fillim të viti 2022.

Lexo edhe :  'Princesha e re e Lindjes'/ Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë në aeroport

Amendamentet e opozitës

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese, ku ndër të tjera kërkohet rikthimi i koalicioneve nëpërmjet Reformës Zgjedhore. “Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, propozojnë demokratët. Nëpërmjet kësaj pakete, PD për Reformën Territoriale kërkon rikthimin e komunave si njësi të qeverisjes vendore. “Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, theksohet në paketë. Ndërsa për Vettingun e politikanëve, PD kërkon që të bëhet përmes SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i konfirmimit në funksion apo moskonfirmimit në funksion merret nga Kolegji i Vlerësimit pranë SPAK. Në rast se vendoset moskonfirmimi në detyrë, funksionari publik pezullohet nga detyra, derisa vendimi të jetë përfundimtar. Për të siguruar funksionimin normal të institucioneve kushtetuese, vendimmarrja në procesin e kontrollit të integritetit bëhet sipas një radhë dhe afateve të përcaktuar me ligj, që garantojnë vijimin pa ndërprerje të punës së institucioneve kushtetuese”, thuhet në paketën e propozuar nga selia blu. Një nga çështjet që pritet të diskutohet mes maxhorancës dhe opozitës është edhe zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut përtej 17 qershorit, kur është edhe afati final i funksionimit të tyre.

Reagimi i Bashës

Politikanët e korruptuar dhe oligarkët e duan Shqipërinë në gjunjë dhe janë bashkë kundër ndryshimit dhe Partisë Demokratike. Me këtë mesazh në Tëitter, kreu demokrat, Lulzim Basha, pohon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, veset dhe pazaret e tyre, përmes vetingut politik. “Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës dhe oligarkët, janë bashkë kundër ndryshimit dhe PD-së. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre”, shkruan Basha.

 

 

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV