“S’të kam edukuar kështu”, babai i Fifit hyn në shtëpi për të takuar dhe qortuar të bijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fifi ka qenë pa dyshim një nga banoret më dinamike që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo ka shkaktuar shpesh herë trazira te banorët e tjerë me sjelljen e saj, por ka ditur edhe të kërkojë falje në momentin që ka gabuar në lidhje me të tjerët.

Fifi në spektaklin e së martës ka marrë edhe një këshillë nga babai i saj, i cili është menduar nga produksioni si një befasi për të. Me të hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, babai i këngëtares i ka thënë Fifit se duhet të jetë më shumë vetëvetja, praktikisht Fifi që ata njohin nga jashtë.

“Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njeriun. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah babë me disa sende. Nuk je sjell mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste babë. Ti je çika ime, duhet me tregu vetveten”, i ka thënë ndër të tjerash babai kantautores së njohur.

 

“Mua nuk më ka kërkuar kurrkush falje. Unë kam bërë do sende e kam kërkuar falje, po ka qenë shumë vështirë mu përshtat babë”, i është përgjigjur Fifi.Ndërkohë, babai e ka mbyllur bisedën me premtimin e vajzës së tij se do të jetë ajo vajza e tyre e mirë dhe e sjellshme që është nga jashtë.

 

“Ti duhesh me më premtu që do jesh Filloreta jem”, i thotë babai këngëtares, e cila i është përgjigjur me “të premtoj”.

Të fundit

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Lajme të tjera

Web TV