Vrasja e oficerit Saimir Hoxha në Lezhë, Apeli lë në burg dy të rinjtë që ishin në makinë me Aldi Ramën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë, nën komisar Saimir Hoxhën, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë. Ndaj dy të rinjeve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Në momentin e ndalimit të rinjtë kanë deklaruar se kishin shkuar në Vain për të konsumuar hashash bashkë me të ndjerin që sulmoi oficerin e policisë, ndërsa kanë thënë se nuk kishin patur dijeni se ai ishte me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe se mbante armë zjarri me vete.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra teksa po kthehej nga një aksion antikanabis në Vain. Ai ishte bashkë me dy kolegë të tij dhe gjatë kthimit konstatuan një automjet të dyshimtë dhe e ndaluan për ta kontrolluar. Armando Marku dhe Kristjan Sherri iu bindën urdhrit të policisë për kontroll, ndërsa Aldi Rama qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha, sapo ky i fundit i kërkoj mjetin e identifikimit.

Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistoletë, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.


Të fundit

Fjala e Ballukut në takimin me udhëheqjen kineze, Pekin 1972: Në përdorim akoma armatim të vjetër sovjetik dhe të shteteve të tjera, të cilat...

Nga Dashnor Kaloçi Publikohen disa dokumente arkivore me siglën ‘Tepër sekret’ të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë...

“S’të kam edukuar kështu”, babai i Fifit hyn në shtëpi për të takuar dhe qortuar të bijën

Fifi ka qenë pa dyshim një nga banoret më dinamike që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo ka shkaktuar shpesh herë...

Dëshmitë e panjohura: Arrestimi i fqinjit tim, Myrteza Bajraktari, pas letrës që i dërgoi Enverit, edhe pse Selman Riza i tha…/ Kujtimet e gazetarit...

Nga Bashkim Trenova Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin...

Francis Fukuyama/ “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”

Më 27 tetor të vitit 1952, lind në Chicago, politologu, ekonomisti, dhe shkrimtari, amerikan me origjinë japoneze, Francis Fukuyama. Fukuyama është i njohur për librin...

Komisioni Hetimor për 25 Prillin/ Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten, e hartuat rregulloren sipas mendjes tuaj

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka...

Lajme të tjera

Web TV