Zgjedhjet 2021/ Diplomatët takojnë Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca janë takuar me kreun e KQZ-së Ilirian Celibashi ku i kanë kërkuar që të hetojnë krimet zgjedhore dhe të ndiqen penalisht të gjitha ata që janë përfshirë në shit- blerjen e votës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja i kanë kërkuar Komisionit Qendror Zgjedhor që të hetojnë krimet zgjedhore. Edhe pse për këtë është ngritur një komision parlamentar, diplomatët i kanë kërkuar kreu të KQZ-së Ilirjan Celibashit të shihen rekomandimet e ODHIR. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ambasadorja Yuri Kim, së bashku me shefin e diplomacisë së BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar dje një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ambasada thekson se ambasadorët e SHBA dhe BE i kërkuan autoriteteve përkatëse të trajtohen rekomandimet e raportit përfundimtar të ODHIR, si dhe të ndiqen penalisht krimet zgjedhore, përfshirë blerjen e votave. “Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, Ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ. Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it”, thuhet në deklaratë. Ata i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor që të ndiqen penalisht krimet zgjedhore. “Po ashtu, është thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme”, thuhet në faqen zyrtare të facebook të Ambasadës Amerikane. Ata shkojnë edhe më tej duke kërkuar përmbushjen e standardeve për zgjedhjet e ardhshme. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht”, njofton ambasada e SHBA.

Lexo edhe :  “Non grata”/ Gjykata e Parisit pranon padinë, Berisha “sfidon” Blinken: Sill provat

Reagimi i OSBE

Prezenca e OSBE në Tiranë ka dalë në mbështetje të fushatës së kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të publikuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet. Përmes një postimi në facebook, OSBE thekson gjithashtu se inkurajon të gjitha autoritetet shqiptare për të vënë në zbatim rekomandimet e bëra prej tyre për 25 prillin. “I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet në postimin e OSBE-së.

 


Të fundit

Zgjedhjet 2021/ Diplomatët takojnë Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca janë takuar me kreun e KQZ-së Ilirian...

“Non grata”/ Gjykata e Parisit pranon padinë, Berisha “sfidon” Blinken: Sill provat

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se Gjykata e Parisit kishte pranuar padinë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai e “sfidoi” Blinken duke i...

27 tetor 1962/ Qitja me silurë, si e shmangu luftën bërthamore oficeri i nëndetëses sovjetike

Vasili Arkhipov parandaloi përshkallëzimin e Luftës së Ftohtë duke refuzuar të lëshojë një silurë bërthamore kundër forcave amerikane Gati gjashtëdhjetë vjet më parë, në tetor...

Sezoni i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit, ja çfarë paralajmëron agjencia shëndetësore e BE

Të moshuarit mund të përballen me një sezon të vështirë të gripit. Pandemia e Covid e cila vijon të mbetet shqetësuese për sistemin shëndetësor,...

Rama publikon videon/Reshat Arbana mesazh për vaksinimin: Shoh lëkundje tek të rinjtë, ne duhet të mbrojmë njerëzit e zemrës

Aktori i njohur, Reshat Arbana i është bashkuar thirrjeve ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës së vaksinimit. Nëpërmjet një mesazhi, Arbana shprehet se tek të rinjtë...

Lajme të tjera

Web TV