Derbi i kryeqytetit/ Partizani “fundoset” nga rezultati, gjobat dhe ndeshje pa tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur masa të ashpra për dy ekipet e kryeqytetit Partizanit dhe Tiranës. Pas humbjes me rezultatin minimal 1-0, Partizani u fut në krizë të thellë pikësh, ku Tirana është dhjetë pikë para rivalit të përjetshëm, por do i duhet të paguajë gjobë dhe ndeshje pa spektatorë për shkak të sjelljeve jo sportive të tifozëve të saj. Ndërprerja e ndeshjes nga tifozët, por edhe acarimi i të kuqve me gjykimin e Hamitit, nuk ka kaluar pa pasoja, ku më të rëndat janë zhvillimi i takimeve pa mbështetësitë e të kuqve, apo ndalimi i trajnerit Ilir Daja. “FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij.

Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”-thuhet në vendimin e Komisionit të Displinës. Gjithashtu edhe Tirana nuk ka dalë pa ndëshkim. “KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”. Por nisur nga rezultati ky dënim për Tiranën duket i “pranueshëm totalisht”. Në ndeshjen e luajtur këtë të hënë, takimi u nderpre vetem dy manita pasi nisi loja. Tifozët e Partizanit hodhën disa flakadanë, duke bërë që edhe një pjesë e bordurave plastike pas portës të mbrojtur nga grdiani i Tiranës të merrte flakë. U desh ndalimi i ndeshjes për disa minuta që situata të qetësohej, por kjo ngjarje duket se ishte jo në ditën e duhur, pasi për të parë sigurinë në Stadiumin “Air Albania” kishin mbërritur përfaqësues të UEFA-s.

Të fundit

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

​​NASA po kërkon ndihmë për të sjellë në Tokë mostra shkëmbi të mbledhura në Mars

Sjellja e mostrave të shkëmbinjve të mbledhura nga Perseverance në Mars në Tokë do të jetë më e gjatë dhe më e shtrenjtë se...

Historia e shkencëtarit Benjamin Franklin: njeriu i vetë-krijuar i shekullit XVIII

Nga syzet bifokale te rrufepritësit, nga soba te parashikimet e motit: të gjitha shpikjet e Benjamin Franklinit, gjeniut më eklektik të shekullit të tetëmbëdhjetë. Le...

Lajme të tjera

Web TV