Dhunoi tregtarin se po e filmonte, pezullohet polici në Lushnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHÇBA ka pezulluar nga detyra policin B.SH. dhe ka vendosur ndaj tij detyrim paraqitje, pasi dhunoi pak ditë më parë një tregtar në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje.

Rasti u denoncua nga vetë shitës i fruta-perimeve, Amarildo Hoxha, 28 vjeç, i cili tha se ai u dhunua vetëm se po filmonte me telefonin e tij nga mjeti.

Por kjo është mohuar nga efektivët, të cilët thanë se ai nuk pranoi të identifikohej dhe i kishte kanosur.

28-vjeçari u mor në pyetje nga policia ndërsa nisi edhe një hetim i brendshëm në policinë e shtetit për rastin. I dhunuari thotë se ende nuk është ekzaminuar nga një mjek ligjor.

Pas ngjarjes policia e qarkut Fier sqaroi se ndalimi i 28-vjeçarit është bërë në orën 4 të mëngjesit gjatë operacionit për kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur në Fier. Sipas policisë ai kishte refuzuar të tregonte dokumentat dhe ka fyer dhe kanosur me jetë punonjësit e policisë.

Policia për këtë arsye e ka shoqëruar në komisarit. Duke qenë se të dyja palët kanë pretendime me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano nisën verifikimet dhe hetimet disiplinore për tejkalim të kompetencave në kryerjen e detyrës.

Të fundit

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Lajme të tjera

Web TV