“Mos e pini”/ Helmimi masiv, rinis furnizimi me ujë për banorët e Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas katër ditësh ndërprerjeje për shkak të helmimit masiv të banorëve, mbrëmjen e sotme në Krujë do të rifillojë furnizimi me ujë.

Deri në një njoftim të dytë, ujësjellësi nën vizon se “UJI DO TË PËRDORET PËR ARSYE SANITARE, DHE JO PËR T’U PIRË”.

Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar.

Njoftimi

Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë :

Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.

Përsa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë.

Të fundit

Vehap Shita, apologjeti i kulturës shqiptare

Nga: Bujar Meholli Emri i tij haset në dhjetëra shkrime nëpër faqet e gazetave dhe revistave ikonike, të tilla si...

Zef Serembe, poet i shquar arbëresh me potencial intelektual dhe letraro artistik

Nga Nesip Kaçi Zef Serembe është poet i madh dhe gjenial, ai krijoi poezinë lirike moderne arbëreshe, mbështetur në traditën letrare artistike kombëtare dhe folklorike....

Problemi me aktakuzën “Trump” dhe ngjyra portokalli

Në botën e turbullt që ka krijuar, akuzat penale kundër ish-presidentit mund të jenë vetëm shtytja që ai ka nevojë Nga Marina Hyde "Në fakt nuk...

Sigurimsi u fut si teknik lavatriçeje në shtëpinë e familjes së Kadri Hazbiut

Si përgjohej familja Hazbiu në Kurbnesh, nga B.p. “Drita”, “Shigjeta” dhe “Aparati”, që banonte në një shkallë me ta, si dhe “patriotët” P.P.M. e...

KRRIK letër institucioneve, deputetët shkelin ligjin zgjedhor

Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) konstaton parregullsi dhe shkelje ligjore në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në...

Lajme të tjera

Web TV