Reperi i njohur Fero së bashku me truprojën e tij ditën e sotme kanë sulmuar producentin e njohur Jetmir Agaj.
Menjëherë policia e Kosovës shpalli në kërkim Feron bashkë me Bujar Ibishin, ndërsa Agaj është marrë në pyetje nga autoritetet.
Vetëm pak orë pasi ata u shpallën në kërkim, sipas mediave kosovare bëhet me dije se reperi Fero së bashku me truprojën e tij janë arrestuar.
Kujtojmë se incidenti ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, më saktësisht në studion e reperit, ndërsa burimet nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi, shkruajnë mediet në Kosovë.