Makinat inteligjente ‘kapin në flagrancë’ 894 drejtues mjetesh duke shkelur rregullat e qarkullimit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjatë 48 orëve të fundit, nga monitorimi i makinave inteligjente janë evidentuar disa automjete në shkelje me ligjin. Kështu, 894 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë, e cila do t’u shkojë direkt e në banesë!

Ndërkohë 2126 shoferë janë ndëshkuar në gjithë vendin për shkelje të ndryshime që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Sipas policisë janë pezulluar 256 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.

‘Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Makina inteligjente vijon të monitorojë qarkullimin rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët krahas shpejtësisë, qarkullojnë edhe pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 894 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2126 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 256 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.

Lexo edhe :  35 persona përfunduan në spital pas helmimit/ Policia e Krujës jep detaje: Njoftuam AKU-në, po presim analizat e DSHP-së

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare kanë fluks të shtuar, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.’- njofton policia.


Të fundit

Makinat inteligjente ‘kapin në flagrancë’ 894 drejtues mjetesh duke shkelur rregullat e qarkullimit

Gjatë 48 orëve të fundit, nga monitorimi i makinave inteligjente janë evidentuar disa automjete në shkelje me ligjin. Kështu,...

Ndahen Gigi Hadid dhe Zayn Malik! Këngëtari akuzohet se godit nënën e modeles, reagon dhe Dua Lipa

Pas disa javësh thashetheme, se këngëtari i pop-it Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë, modelja theu heshtjen duke e konfirmuar. Sipas mediave Gigi Hadid...

Uria në Korenë e Veriut, Kim Jong Un gjen “zgjidhjen”: Ja çfarë urdhëron që të konsumojnë qytetarët

Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë,...

Çfarë po ndodh mes vajzave në Big Brother Vip? Beniada dhe Beatrix puthin Semin, këngëtarja lëpin buzët (Foto)

Banorët e BBV, mbrëmjen e djeshme kanë luajtur me pyetje edhe dënime. Një dënim për Beniadën dhe Beatrixin ishte që të puthin një nga...

Dallgë 6 metra, vërshime apokaliptike uji: Afrohet uragani “i tmerrshëm” mesdhetar

Mediat italiane e quajnë “uragani mesdhetar”; cikloni i frikshëm sipas tyre po përplaset mbi Siçilinë, duke i detyruar zyrtarët lokalë të japin alarmin e...

Lajme të tjera

Web TV