Shpërdoroi detyrën, Gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatit duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe anëtarët e komisionit që u arrestuan pak ditë më parë për tenderin e RTSH Agro. Gjyqtarja që mori vendimin ishte Saida Dollani.

Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin së bashku me 3 ish-anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ish-Drejtori i RTSH-së ka kryer me dashje veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin duke konsumuar elementët veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës”. Për 3 punonjësit e tjerë rëndon akuza e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderat e kryer në bashkëpunim.

Pas arrestimit, Gëllçi ka vijuar betejën në Gjykatën Administrative me Radio Televizionin Shqiptar duke e quajtur të padrejtë shkarkimin nga detyra.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV