Zgjidhet ngërçi/ PD-PS gjejnë konsensin për hetimin e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka miratuar me të gjitha votat pro rregulloren për funksionimin e këtij organi parlamentar. Me propozim të mazhorancës dhe me votat e thuajse të gjithë anëtarëve, sekretar i komisionit është zgjedhur Klevis Xhoxhi. PD ka bërë gati ftesat për “llogaridhënie” të drejtuesve të institucioneve

Komisioni Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit ka hyrë dje në rrugën e konsensusit. Pas 6 mbledhjeve me debate e mosmarrëveshje maxhorancë-opozitë kanë arritur më në fund të miratojnë rregulloren dhe të zgjedhin sekretarin, i cili është Klevis Xhoxhi. Megjithatë edhe mbledhja është shoqëruar me debate, teksa palët e kanë cilësuar veten ‘drejtëza paralele’ që nuk por në fund opozita dhe maxhoranca e kanë gjetur çelësin e konsensusit. Ndërkohë që kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj ka lexuar gjatë mbledhjes dhe një sërë kërkesash nga opozita për marrje informacioni, që ishte dhe pika e dytë e rendit të ditës. Rendi i ditës kishte si pikë të parë miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara. Pika e dytë, njoftime, pika e tretë vazhdimi i shqyrtimit të rregullores së brendshme të komisionit hetimore, e katërta zgjedhja e sekretarit të komisionit, e pesta caktimi i mbledhjes së ardhshme. Lidhur me procesverbalet, Alibeaj tha se pas konsultimit me sekretarinë e komisionit ato janë zbardhur, pritet dhe zbardhja e mbledhjes paraardhëse. Ato do të zbardhen dhe më pas do të nënshkruhen në mbledhjen tjetër. Ndërkohë sa i përket njoftimeve, ai tha se deputetët kanë bërë disa kërkesa për informacion drejtuar institucioneve, ku përfshihet kryeministri Edi Rama, kreu i Kadastrës Artan Lame, drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano etj. Kërkesat do të shpalosen deri më 14 nëntor, kur do të prezantohet dhe plani i hetimit.

Kryeministri Edi Rama

Në kërkesën për kryeministrin Edi Rama, kërkohet informacion si titullar i Këshillit Kombëtar të Territorit. “Sa është numri i lejeve të ndërtimit që janë dhënë për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndara sipas secilit muaj të kësaj periudhe dhe për secilën njësi vendore? Sa është numri i hapësirës në metër katrorë që këto leje zënë, sipas bashkive në të cilat janë dhënë lejet, për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021?”, thuhet në kërkesën e demokratëve.

Drejtorin e SPAK

Për Arben Krajën, Drejtues i Prokurorisë Kundër Korrupsionit/Krimit të Organizuar kërkohet: “Sa është numri i kallëzimeve penale të depozituar pranë kësaj prokurorie lidhur me krimet zgjedhore? Sa është numri i procedimeve penale të regjistruara lidhur me krimet zgjedhore dhe në çfarë faze ndodhen hetimet lidhur me to? Në çfarë faze ndodhen hetimet lidhur me publikimin e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës?”.

Kryeprokurori

Për Olsian Çelën, Prokuror i Përgjithshëm demokratët kërkojnë se sa është numri i kallëzimeve penale të depozituar pranë prokurorive të rretheve gjyqësore lidhur me krimet zgjedhore dhe sa është numri i procedimeve penale të regjistruara lidhur me krimet zgjedhore dhe në çfarë faze ndodhen hetimet lidhur me to?”.

Lexo edhe :  Dua Lipa thotë se e ka manifestuar jetën e saj dhe s’i kursen disa detaje për Kosovën

Drejtori i SHISH

PD i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit,  Helidon BENDO, informacion të detajuar në lidhje me 4 pyetje të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë dhe nëse janë konstatuar persona të dyshuar si të përfshirë në krime zgjedhore. Nëse ky institucion ka përcjellë pranë organeve ligjzbatuese informacione lidhur me dyshime të arsyeshme për persona të përfshirë në krime zgjedhore dhe numrin total të informacioneve të përcjella për këtë çështje. SHISH i shtrohet gjithashtu pyetja nëse gjatë veprimtarisë së saj ndaj elementëve të krimit të organizuar, “a janë konstatuar raste të përfshirjes së tyre në krime zgjedhore apo në fushatë zgjedhore? A janë informuar organet ligjzbatuese lidhur me këto raste? Sa është numri i tyre? Sa është numri total i informacioneve të trajtuara dhe përpunuara nga institucioni juaj, që përfshinë dyshime për angazhim në krime zgjedhore, e ndarë sipas secilit qark?”.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

PD kërkon informacion të plotë dhe të detajuar Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për numrin e shtetasve të ndaluar, arrestuar dhe që janë referuar pranë organit të akuzës për krime zgjedhore, në rang kombëtar dhe për secilin qark si dhe numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Republika e Greqisë dhe e Maqedonisë së Veriut në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021 si dhe vendosja në dispozicion e listës së plotë e këtyre personave.

Ish ministrit të rindërtimi

PD i kërkon informacion të plotë dhe të detajuar Ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, në lidhje me numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat është bërë dorëzimi i banesave gjatë periudhës 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndara sipas secilit muaj të kësaj periudhe dhe në secilën Bashki. Numrin e familjeve që janë prekur nga tërmeti dhe që kanë përfituar dëmshpërblim gjatë periudhës 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndara sipas secilit muaj të kësaj periudhe dhe në secilën Bashki? Sa është masa e shpërblimit për këto familje.

Inspektoratet

PD kërkon informacion të plotë dhe të detajuar 10 inspektoriateve në lidhje me numrin e të punësuarve pranë këtij institucioni dhe pranë institucioneve vendore (inspektorateve/drejtorive vendore) përgjatë periudhës 01.01.2020 – 30.04.2021. “Në lidhje me rritjen e rrogës, apo shpërblime për secilën kategori punëmarrësish dhe sa punonjës kanë përfituar nga kjo rritje? Nëse ka patur shtesa apo shpërblime ndaj punonjësve të institucionit tuaj, masat administrative të marra ndaj subjekteve të inspektimit, numrin e inspektimeve të kryera dhe masave të marra në secilin qark përgjatë periudhës 01.01.2020 – 30.04.2021”, thuhet në kërkesë.

 

Të fundit

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc, ndërsa martesat e dyta vetëm...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

Lajme të tjera

Web TV