Pas Zaevit, drejt dorëheqjes e gjithë Qeveria në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, në fakt do të thotë dorëheqje e gjithë Qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, Zaev tani duhet me shkrim ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas vijon procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Neni 93 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se “… dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose ndërprerja e përhershme në kryerjen e detyrave të tij, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeveria ndaj të cilës është votuar votëbesimi, ka dhënë dorëheqje ose mandati i së cilës është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.

Pra, zyrtarisht dhe ligjërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni, kryeministri dhe qeveria aktuale vazhdojnë të punojnë derisa presidenti i shtetit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, pra partive që kanë shumicën në Kuvend. Më pas, mandatari i ri për kryeministër, në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit, duhet të paraqesë program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re.

Pas rezultateve të djeshme të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindëse të kandidatëve të LSDM-së, Zoran Zaev dha dorëheqje si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-së.

“Unë marr përgjegjësi për veten time. Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët përparimtarë që luftuan fort për Maqedoninë e Veriut të integruar”, tha Zaev mbrëmë.

Megjithatë, ai shtoi se shumica parlamentare është stabile dhe se pret që edhe të rritet, se mandati për përbërjen e qeverisë së re mbetet në duart e LSDM-së dhe se mandati katërvjeçar i koalicionit me BDI-në duhet të përfundojë. Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha mbrëmë Zaev.

Lexo edhe :  Ndalimi i qytetarëve të Kosovës/ Von Cramon thirrje Beogradit:Ndaloni së turpëruari veten

Ndërsa nga ana tjetër, krerët e partive opozitare gjatë fushatës parazgjedhore kanë njoftuar shumicë të re parlamentare, qeveri të re dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Të fundit

19 Prill 1943/ Geto e Varshavës, hebrejtë nisin rebelimin

Në Varshavë të Polonisë, forcat naziste që po përpiqeshin të spastronin një geto hebreje të qytetit, përballen me një...

Delfini që mësoi të fliste me derrat

Kylie është një delfin i adoptuar nga një grup derrash: jo vetëm që ka mësuar gjuhën e tyre, por nuk fishkëllen më, edhe kur...

Shkrirja e akullnajave lehtëson ardhjen e specieve pushtuese

Shkrirja e akullnajave hap rrugën për ardhjen e specieve pushtuese që mund t'i vënë në vështirësi speciet vendase. Gjeorgjia e Jugut është një ishull (dhe...

Tabela trigonometrike e topografëve nga 3700 vjet më parë

Një pllakë balte babilonase e zbuluar një shekull më parë ka zbuluar misteret e saj: është tabela më e vjetër trigonometrike, e përdorur nga...

Dalja befasuese e Henry Winter një shenjë e evolucionit të thyer të mediave të futbollit

Shkrimtari i Times ndoshta gjëja më e afërt që gazetaria e futbollit kishte me një personazh të famshëm, por loja dhe mënyra se si...

Lajme të tjera

Web TV